Monday, February 23, 2015

10 ushqimet që iu dobësojnë

10 ushqimet që iu dobësojnë

Për njerëzit mbipeshë është një shqetësim i vazhdueshëm ajo çfarë hanë.

Por janë disa ushqime që më shumë se sa iu ofrojnë kalori, i djegin ato.
Janë ushqime që vetë përmbajnë shumë pak kalori po djegin shumë herë më shumë.
Ja 10 ushqimet që përmbajnë një sasi tepër të vogël kalorish:
1.Kastravecat, përmbajnë vetëm 16 kalori në 100 gramë duke u bërë një ndër ushqimet më të preferuara për ata që nuk duan të shtojnë në peshë.
2.Shparg, edhe ky përmban shumë pak kalori, vetëm 20 në 100 gramë.
3.Lulelakra, 25 kalori në 100 gramë, mund t’a përdorni të zjerë, apo edhe sade.
4.Selino, 16 kalori në 100 gramë, pasi përmban 75 përqind ujë dhe 25 fibër, djeg shumë herë më shumë kalori nga sa ofron.
5.Fileto derri, 144 kalori në 100 gramë. Është e vërtetë që ka shumë kalori, por është një ndër ushqimet që e vë në lëvizje organizmin duke djegur më shumë kalori nga sa ofron.
6.Domatet, 18 kalori në 100 gramë, mund t’i përdorni në sallatë, gjellë dhe ku të mundni, Të shijshme dhe dietike.
7.Papaja, 43 kalori në 100 gramë, por djeg më shumë se kaq. I këshillueshëm.
8.Piperkat, ose specat djegës, 40 kalori në 100. Të vështira për t’u konsumuar por mjaft të shëndetshme.
9.Mollët, 52 kalori në 100 gramë. Gjithmonë na kanë këshilluar të hamë mollë pas një vaki. Arsyeja? Djeg shumë kalori duke tretur në mënyrë perfekte ushqimin.
10.Kafja. E kush nuk e pi kafen, qoftë kjo ekspres apo turke?! Por më e këshillueshme është e zeza pasi ajo ka vetëm 2 kalori. Po, 2 kalori dhe djeg shumë më shumë.

No comments:

Post a Comment