Friday, February 27, 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE! plotëson kallëzimin penal kundër Policisë së Kosovës me të dhëna shtesë
Dje, më 26 shkurt 2015, Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka dorëzuar të dhëna shtesë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me denoncimin e bërë ditë më parë përmes dorëzimit të kallëzimit penal, më 3 shkurt 2015, kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës, për përdorim të dhunës jashtë kornizave të parapara ligjore dhe tejkalim të autorizimit të tyre zyrtar.
Duke pasur parasysh interesin përgjithshëm për hetimin e veprimeve që kanë cenuar interesin publik dhe atë të palëve të dëmtuara që janë përfshirë në kallëzim, në këtë parashtresë të dhënat shtesë konsistojnë në rastet që nuk janë përfshirë në kallëzimin e dorëzuar më parë.
Në këtë material shtesë janë ofruar dëshmitë lidhur me lëndimin e protestuesve me plumba të gomës, që ishin përdorur ditën e protestës nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti më i rëndë lidhur me lëndimet nga plumbat e gomës është lëndimi i protestuesit Uran Qarolli, i cili është lënduar rëndë nga goditja me plumb të gomës nga ana e Policisë ditën e protestës të 27 janarit 2015. Vlen të theksohet është se në momentin kritik, i dëmtuari dhe protestuesit të tjerë nuk janë paralajmëruar për përdorimin e mjeteve të rrezikshme nga ana e Policisë. Uran Qarolli menjëherë pas goditjes është dërguar në shërbimin e emergjencës dhe është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK, me ç’rast ka qenë i shtrirë në Klinikën e Syve pranë QKUK-së për gjithsej 9 (nëntë) ditë. Ai vazhdon trajtimin mjekësor dhe terapinë që i është përshkruar nga mjekët specialistë. Shpërdorimin e dhunës nga ana e Policisë, me fokus në përdorimin e mjeteve të rrezikshme e ka vërtetuar ditë më parë edhe organizata ndërkombëtare e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut – Amnesty International.
Ne i bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të një hetimi të pavarur dhe të drejtë. Shpresojmë që këto hetime mos të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejt politik dhe qeveritar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Neni 118 Dritat e pozicionit 1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dr...
-
57 3. Ndalohet tërheqja e mjetit në autoudhë, me përjashtim të tërheqjes kur prishja ka ndodhur gjatë drejtimit nëpër autoudhë deri në da...
-
Neni 117 Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull 1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtr...
No comments:
Post a Comment