Monday, February 23, 2015

Ministrat serbë nuk dalin në punë, por pagat i marrin

Ministrat serbë nuk dalin në punë, por pagat i marrin (Video)Mbi 17 mijë euro do të marrin pagë për muajin shkurt deputetët e Listës Serbe, zëvendëskryeministri, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltarët e tyre dhe këtë, pa asnjë ditë pune efektive.

Të gjithë ata kanë bojkotuar punën në Qeverinë e Kosovës që nga fillimi i shkurtit kur lideri i tyre, Aleksander Jabllanoviq, u shkarkua, raporton KTV.
Se ata nuk janë duke punuar ka konfirmuar edhe Bajram Gecaj zëvendësministër i MAPL-së, ministri që udhëhiqet nga Lubomir Mariq.
Por, Bajram Gecaj i LDK-së nuk e ka quajtur këtë bojkotim të punës, por tërheqje për konsultime të brendshme të Listës Serbe, duke shtuar se këtë javë apo fillimin e javës që vjen pritet edhe kthimi i tyre në institucionet e Kosovës, transmeton Koha.net.
Lista Serbe nuk kishte pranuar shkarkimin e udhëheqësit të tyre nga kryeministri Isa Mustafa, që u bë pas një presioni të madh publik. Pas kësaj ata u tërhoqën nga Qeveria, por duke mos prishur zyrtarisht koalicionin me PDK-në dhe LDK-në.

No comments:

Post a Comment