Deputetja e pavarur, Margarita Kadriu, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se Komisioneri Johannes Hahn gjatë vizitës që pati në Prishtinë ua bëri sërish me dije pushtetarëve në Kosovë se njerëzit nuk po ikin për shkak të vizave, por pikërisht për shkak se nuk kanë perspektivë dhe janë në gjendje të rëndë ekonomike.
Postimi i plotë i Kadriut në Facebook:
Pas vizitës që pati në Prishtinë, Komisioneri Johannes Hahn ua bëri sërish me dije pushtetarëve në Kosovë se njerëzit nuk po ikin për shkak të vizave, por pikërisht për shkak se nuk kanë perspektivë dhe janë në gjendje të rëndë ekonomike. Pushtetarët duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për krizën ekonomike, politike, juridike e shoqërore, dhe të mos i shmangen ballafaqimit me qytetarët e lodhur nga keqqeverisja, korrupsioni, humbja e shpresës dhe perspektivës për një jetë më të mirë.
Adresoni shkaqet e vërteta të largimit të qytetarëve, të revoltës së tyre!
Adresoni shkaqet e vërteta të largimit të qytetarëve, të revoltës së tyre!
No comments:
Post a Comment