Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq është marrë edhe një herë me Oliver Ivanoviqin dhe tre serbë tjerë që po gjykohen për krime luftë ndaj shqiptarëve.
Ai është shfaqur i pakënaqur me masën e paraburgimit për Oliver Ivanoviqit, Ilija Delibashiqit, Nebojsha Vujaçiqit dhe Aleksandar Lazoviqit, e cila po zgjat më shumë se një vit. Sipas tij kjo është e papranueshme dhe cenim i të drejtave.
Sipas Nikoliqit, lirimi i tyre deri në vendimin e gjykatës do të ishte vërtetim i respektimit të drejtave të njeriut, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Nikoliq ka vlerësuar se vazhdimin paraburgimit është në kundërshtim me raportin e misionit të OSBE-së me të cilin kërkohet më shumë të drejta për të paraburgosurit dhe kufizim i kësaj mase.
Ai ka thënë se UNMIK-u në vitin 2002 është marrë me lënden e këtyre serbëve dhe për aktakuza të njëjta me të cilat Ivanoviq dhe të tjerët ngarkohen dhe aso kohe nuk u arrit të vërtetohen ato akuza.
No comments:
Post a Comment