
Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, ai thotë se ta duam shtetin do të thotë ta zhvillojmë, ta ruajmë, ta kursejmë, ta respektojmë, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë atë.
Shkrimi i plotë i Burim Ramadanit në Facebook:
Shteti i Kosovës ka nevojë për dashurinë e tonë për të. Dashurinë e të gjithë neve. Për vullnetin që ta bëjmë shtetin, ku të gjithë mund të jetojmë të lumtur.
Qartazi, shteti ynë ka nevojë për më shumë dashuri tonën për të.
E ta duam shtetin do të thotë ta zhvillojmë, ta ruajmë, ta kursejmë, ta respektojmë, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë atë.
Ta duam shtetin do të thotë të mos mashtrojmë, të mos gënjejmë, të mos korruptohemi, të mos zhytemi në krim, të mos rrezikojmë të ardhmen e sigurt.
Kjo dashuri po mungon.
Është e pafalshme!
No comments:
Post a Comment