Borussia Monchengladbachu ka konfirmuar kompletimin e marrëveshjes për transferimin e Thorgan Hazard nga Chelsea.
21-vjeçari iu bashkua klubit gjerman në formë huazimi në muajin gusht dhe paraqitjet e tij të mira, kanë bërë që skuadra nga Bundesliga t’i ofrojë kontratë afatgjate.
Hazard ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në Borussia-Park deri në vitin 2020.Arsyeja e këtij përforcimi është që të shtohen përpjekjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Thorgan tashmë e ka dëshmuar se është talent i madh. Jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë shërbimet e tij në baza afatgjate dhe jemi të kënaqur që ai vendosi të luajë për Borussian në vitet e ardhshme”, ka deklaruar drejtori sportiv, Max Eberl. /iKOS-ks/
No comments:
Post a Comment