Sunday, February 22, 2015

“Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë” (Video)

“Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë” (Video)

Pavarësia e Kosovës prej fillimit nxiti debate dhe mospajtime në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian. Deri tash, Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së. Çdo herë e më shumë po bëhet e qartë që Kosova nuk është një vend ku mund të jetohet.

Me këtë vlerësim është filluar emisioni i të dielave, “EuropaMagazin”, në kanalin e parë të televizionit publik gjerman, ARD, transmeton Indeksonline.
Emisioni i transmetuar sot mundohet t’i jap përgjigje pyetjes: pse po largohen kosovarët?
Gazetari gjerman, Till Rueger, ka biseduar me shumë të rinj dhe e përbashkëta e të gjitha intervistave është se Kosova është një vend ku mungon perspektiva.
Një djalë i ri i cili ka qenë në Gjermani edhe më parë si refugjatë në kohën e luftës në Kosovë. Derisa tenton ta kalojë kufirin Serbi-Hungari, i thotë televizionit gjerman se është në kërkim të një jete më të mirë.
“Dua të shkoj në Gjermani, natyrisht. Dua të shkoj në Hanover. Jam në kërkim të një jete më të mirë, për të punuar, por jo të kthehem më në Kosovë”, thotë ky djalosh, emri i të cilit nuk tregohet, transmeton Indeksonline.
Edhe pse i kapur nga policia kufitare hungareze, ai nuk dëshiron të heq dorë nga përpjekja e tij për të shkuar në Gjermani.
“Të jetoj kështu, kurrsesi. Do ta vrisja veten, do e vrisja veten...”, përsërit këtë djaloshi kosovar, ndërsa pyet: “Çfarë të bëj në Kosovë. Unë fle në një tendë, që tri vjet”.
Reformat e thella politike dhe luftimi i varfërisë nuk është bërë nga asnjë qeveri, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerëson më tej emisioni.
Të njëjtin fat e kanë pasur edhe premtimet e Komunitetit Ndërkombëtar për investime dhe përmirësim të infrastrukturës së industrisë.
Emisioni vijon më tej duke thënë se megjithatë ditëve të fundit ka rënie të madhe të kosovarëve që largohen. Para disa javësh, nga stacioni i autobusëve të Prishtinës niseshin deri në 20 autobusë, fillimisht për Serbi e më pas për në Hungari.
Ditëve të fundit, numri i autobusëve ka rënë në dy që nisen drejt Serbisë.
 

No comments:

Post a Comment