http://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/05/aaa11.jpg
Nëse nuk ka një dialog pa kushte të qeverisë me opozitën, Maqedonia do të pësojë një katastrofë kombëtare. Për më tepër, ky shtet edhe mund të ndahet, duke mbetur pa pjesën shqiptare, ka thënë eksperti i çështjeve të kësaj pjesë të botës, Franz-Lothar Altmann. -
Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë, mund ta shpjerë vendin në luftë civile, ka thënë eksperti i çështjeve të Evropës Lindore, Franz-Lothar Altmann.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ai deklaroi se përkeqësimi i situatës e rrit frikën se gjërat mund të dalin krejtësisht jashtë kontrollit, duke shkaktuar pasoja të rënda jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e rajonit, transmeton Klan Kosova.
Altmann ka thënë se në një gjendje si kjo aktualja, forcat ekstremiste nga radhët e shqiptarëve mund të ndihen të inkurajuara për të ndërmarrë aksione tjera terroriste, në mënyrë që ta destabilizojnë edhe më tepër vendin, duke lënë mundësi të mira për kolaps total të shtetit dhe ndarjen e pjesës shqiptare, si një rezultat përfundimtar.
Ai ka bërë thirrje te ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të shpëtohet ajo që ka mbetur për t’u shpëtuar.
“BE-ja dhe në veçanti Gjermania, e cila ka ndikim të madh si një krijues i paqes në rajon, me simpatinë e shprehur fuqishëm për këtë vend, duhet urgjentisht t’i kërkojnë qeverisë në Shkup të takohet pa kushte me opozitën. Në të kundërtën, demokracia e Maqedonisë, e dobët siç është tashti, do të përfundojë në një katastrofë kombëtare e shtetërore”, ka thënë ai për DW.
Monday, May 11, 2015
Serbia në panikë nga aktivizimi i ROSU-së
E përditshmja serbe “Kurir” po e sheh me shqetësim vendimin e presidentes, Atifete Jahjaga për vënien në gjendje gatishmërie Njësitin e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës “ROSU”.
Kurir ka raportuar se grupi i njësisë speciale është stacionuar në dy pozicione strategjike, në Han të Elezit në pikën kufitare me Maqedoninë, dhe në Gjilan, rreth kufirit me Serbi dhe Maqedoni, transmeton Indeksonline.
Vendimi për aktivizimin e “ROSU-së” e mori dje Presidentja Jahjaga, bashkë me Kryeministrin Mustafa, dhe ministrin e brendshëm, Skëndër Hysenin pas një takimi emergjent mbi situatën e jashtëzakonshme në Kumanovë të Maqedonisë.
Vendimi për aktivizimin e “ROSU-së” e mori dje Presidentja Jahjaga, bashkë me Kryeministrin Mustafa, dhe ministrin e brendshëm, Skëndër Hysenin pas një takimi emergjent mbi situatën e jashtëzakonshme në Kumanovë të Maqedonisë.
A ka tensione në Tetovë?
Banorë të fshatrave të malësisë së Tetovës janë paraqitur në “Lajm” duke shprehur frikë se në këtë pjesë mund të përsëritet Kumanova. Në anën tjetër Tv Koha ka raportuar se në Malësia e Tetovës është e qetë dhe nuk ka asnjë lëvizje të dyshimtë as nga helikopterët e as nga persona të armatosur.
Sipas raportimeve të mediumit maqedonas Lajm në fshatra po mbretëron një situatë e tensionuar për shkak të forcave të mëdha policore dhe tërë kohën po fluturojnë helikopterë.
Në anën tjetër Televizioni Koha ka raportuar se në fshatra është gjendja e qetë dhe nuk ka nevojë për panik e nuk është vërejtur asnjë helikopter.
Televizioni Koha kontaktoi me sektorin e MPB-së për të marr informata rreth situatës në Malësinë e Tetovës por nga policia e Tetovës hedhin poshtë këto spekulime të portaleve. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.
Edhe po të kishte ndonjë aksion, sigurisht se nuk mund të themi asgjë pa përfundimin e tij. Mirëpo banorët nuk duhet të frikohen nga prezenca e policisë, sepse policia është atje që t’i mbrojë. Ata janë shtetas të Maqedonisë dhe policia do jetë pranë tyre”, tha Kotevski.
NATO qeverisë maqedonase: Ata nuk janë terroristë
Bën thirrje për qetësi dhe bashkëpunim mes të gjitha palëve në Maqedoni një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për situatën në Maqedoni nuk përsërit narrativën zyrtare të qeverisë për ngjarjet në Kumanovë
Mbi të gjitha bie në sy kujdesi për të mos përdorur fjalën “terroristë” për të përshkruar të vrarët dhe arrestuarit.
Por, NATO u kërkon të gjithëve të ulin tonet dhe të tregohen gjakftohtë, duke hetuar me qetësi çfarë ka ndodhur e duke bashkëpunuar gjerësisht.
Mbi të gjitha bie në sy kujdesi për të mos përdorur fjalën “terroristë” për të përshkruar të vrarët dhe arrestuarit.
Por, NATO u kërkon të gjithëve të ulin tonet dhe të tregohen gjakftohtë, duke hetuar me qetësi çfarë ka ndodhur e duke bashkëpunuar gjerësisht.
“Po i ndjek zhvillimet në Kumanovë me shqetësim të madh”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg (Xhens Shtoltenberg). “Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë apo plagosën”.
“Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë e të komuniteteve të bashkëpunojnë për të rivendosur qetësinë dhe për të kryer një hetim transparent për të qartësuar atë që ndodhi”.
“Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë e të komuniteteve të bashkëpunojnë për të rivendosur qetësinë dhe për të kryer një hetim transparent për të qartësuar atë që ndodhi”.
Kryeministri Nikola Gruevski në një konferencë për shtyp sot, që u ndërpre nga transmetimi i drejtpërdrejtë kur filluan pyetjet e gazetarëve, mbështeti shpjegimin e ministres së tij të Brendshme se në Kumanovë ndodhi një përplasje me një grup të armatosur terrorist.
“Nuk jemi në luftë me shqiptarët”, tha Gruevski, duke shtuar se policë shqiptarë morën pjesë në operacion.
Mirëpo, duket se NATO nuk e ka marrë të mirëqenë këtë shpjegim përderisa kërkon një “hetim transparent”.
Mirëpo, duket se NATO nuk e ka marrë të mirëqenë këtë shpjegim përderisa kërkon një “hetim transparent”.
NATO gjithashtu nuk e ka hedhur poshtë versionin e qeverisë maqedonase por kërkon hetim të drejtë për çfarë ndodhi.
“U kërkoj të gjithëve në rajon, të vetëpërmbahen dhe të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të mëtejshëm, në interesin e vendit të tyre dhe të gjithë rajonit”, përfundon deklarata e Stoltenberg, që më parë ka qenë kryeministër i Norvegjisë, derisa u emërua në krye të NATO-s në 1 tetor 2014.
“U kërkoj të gjithëve në rajon, të vetëpërmbahen dhe të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të mëtejshëm, në interesin e vendit të tyre dhe të gjithë rajonit”, përfundon deklarata e Stoltenberg, që më parë ka qenë kryeministër i Norvegjisë, derisa u emërua në krye të NATO-s në 1 tetor 2014.
Shqipëria është tashmë anëtare e NATO, ndërsa Maqedonia nuk mundi të anëtarësohej për shkak të vetos së Greqisë që kundërshton emrin zyrtar të republikës me kryeqytet Shkupin. Trupa të NATO-s drejtojnë një mision paqeruajtës në Kosovë dhe do të donin që rajoni të mbetej në paqe dhe i qëndrueshëm.
Përveç Serbisë, të gjitha vendet e tjera të rajonit vazhdojnë të kërkojnë anëtarësim në NATO.
14 anëtarë të një grupi të armatosur si dhe 8 policë u vranë dje në Kumanovë, sipas burimeve qeveritare maqedonase. Situata mbetet ende e paqartë. Të arrestuar me stemat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u shfaqën të filmuar nga policia në televizionin maqedonas.
A ishte Xhafer Zymberi njëri ndër udhëheqësit e luftës në Kumanovë? (Foto)
Autoritetet maqedonase thanë se në përleshjen e armatosur në Kumanovë përveç 8 policëve u vranë edhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur. Trupat e tyre janë duke u identifikuar.
Deri tani është identifikuar Xhafer Zymberi nga Gjakova njeri prej kryesove të këtij aksioni mëson Indeksonline duke u thirrur në burime të vetat. Megjithatë informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet maqedonase.
Mësohet se Zymberi ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit.
Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend të mbajtura vitin e kaluar, Zymberi ishte kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Banorët e Kumanovës pyesin: Ku janë BDI dhe Ahmeti!?
11 Maj 2015 -
Banorët e Kumanovës apelojnë që partia shqiptare në pushtet më në fund të flas dhe të thyejë heshtjen.
Kjo thirrje bëhet nga Këshilli emergjent për ndihma që është formuar për t`i dalë në ndihmë banorëve të Lagjes së Trimave ku ndodhën përleshjet dhe terrori i paparë për banorët.
“Përveç një komunikate të lëshuar në mëngjesin e parë të së shtunës, kur kishin filluar krismat në Lagjen e Trimave, partia shqiptare në pushtet është mbyllur në heshtje. Pse heshtin, pse nuk dalin të flasin dhe të sqarojnë çfarë është puna, çfarë ka ndodhur. Ata janë njerëzit që i njohin që ishin këtu si pjesëtar të grupit të armatosur. Është e pafalshme kjo që po ndodhë dhe turp për politikën shqiptare. Ata duhet të japin sqarime dhe llogari, përfshirë edhe do parti tjera”, theksoi për INA, një aktivistë i këtij Këshilli për emergjencë për të ndihmuar banorët e Lagjes së Trimave.
Në lagjen ku ndodhën luftimet është një fotografi rrënqethëse. Banorët nuk shpresojnë shumë se do të ndodhë diçka e mirë për ta pas gjithë këtij terrori dhe dëmeve shpirtërore dhe materiale që kanë përjetuar. Ata apelojnë që bashkësia ndërkombëtare të përfshihet në hetimin e plotë të gjithë asaj që ndodhi dhe të ndihmojë në revitalizimin e kësaj lagje.
Asan.S nga Kumanova thekson se faktori ndërkombëtarë është e vetmja garancë që mund të bëj hetim transparent dhe të na tregojë se çka në të vërtetë ka ndodhur, por edhe të sigurohen mbështetje dhe ndihma për gjithë popullatën që ka përjetuar dëme të mëdha.
Dy përfaqësuesit shqiptarë të partive kryesore politike BDI dhe PDSH ishin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare tek presidenti Gjorgje Ivanov, por ata nuk janë deklaruar as para dhe pas takimit, për të dhënë vlerësimet për situatën e krijuar.
Fuere këshillon Qeverinë e Maqedonisë: Mos luaj me zjarr
11 Maj 2015
Shkup, 11 maj - Qeveria e Maqedonisë po sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe e nënvlerëson situatën në vend, tha ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.
“Ajo që ndodhi duhet ta rikujtojë qeverinë për përgjegjshmërinë dhe obligimet të cilat i ka me marrjen e pushtetit. Në plan të parë, është ti vendosë interesat e vendit dhe para së gjithash të popullit të tij para të gjitha aspekteve të tjera. Ajo që qeveria më së paku duhet ta bëjë tani është që t’i ftojë partitë politike të bisedojnë dhe apelon për qetësi. Ky dialog duhet ta shënojë fillimin e dialogut më intensiv që të përgatitet procesi i tranzicionit ku pikët kritike me të cilët ballafaqohet vendi duhet të zgjidhen”, tha Fuere.
Subscribe to:
Posts (Atom)
-
Neni 118 Dritat e pozicionit 1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dr...
-
Neni 115 Përdorimi i dritave 1. Për ndriçim të rrugës, shoferi i automjetit përdor dritat e gjata. 2. Dritat e shkurtra përdoren në r...
-
Neni 117 Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull 1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtr...