http://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/05/aaa11.jpg
Nëse nuk ka një dialog pa kushte të qeverisë me opozitën, Maqedonia do të pësojë një katastrofë kombëtare. Për më tepër, ky shtet edhe mund të ndahet, duke mbetur pa pjesën shqiptare, ka thënë eksperti i çështjeve të kësaj pjesë të botës, Franz-Lothar Altmann. -
Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë, mund ta shpjerë vendin në luftë civile, ka thënë eksperti i çështjeve të Evropës Lindore, Franz-Lothar Altmann.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ai deklaroi se përkeqësimi i situatës e rrit frikën se gjërat mund të dalin krejtësisht jashtë kontrollit, duke shkaktuar pasoja të rënda jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e rajonit, transmeton Klan Kosova.
Altmann ka thënë se në një gjendje si kjo aktualja, forcat ekstremiste nga radhët e shqiptarëve mund të ndihen të inkurajuara për të ndërmarrë aksione tjera terroriste, në mënyrë që ta destabilizojnë edhe më tepër vendin, duke lënë mundësi të mira për kolaps total të shtetit dhe ndarjen e pjesës shqiptare, si një rezultat përfundimtar.
Ai ka bërë thirrje te ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të shpëtohet ajo që ka mbetur për t’u shpëtuar.
“BE-ja dhe në veçanti Gjermania, e cila ka ndikim të madh si një krijues i paqes në rajon, me simpatinë e shprehur fuqishëm për këtë vend, duhet urgjentisht t’i kërkojnë qeverisë në Shkup të takohet pa kushte me opozitën. Në të kundërtën, demokracia e Maqedonisë, e dobët siç është tashti, do të përfundojë në një katastrofë kombëtare e shtetërore”, ka thënë ai për DW.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Neni 118 Dritat e pozicionit 1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dr...
-
57 3. Ndalohet tërheqja e mjetit në autoudhë, me përjashtim të tërheqjes kur prishja ka ndodhur gjatë drejtimit nëpër autoudhë deri në da...
-
Neni 117 Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull 1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtr...
No comments:
Post a Comment