ISA BOLETINI SHKOI NE VLORE PER TA MBROJTUR EDHE BOLETININ EDHE GJITHE KOSOVEN E JO PER TA BRAKTISUR BOLETININ E AS KOSOVEN.
Heqja dorë nga varrosja e eshtrave të Isa Boletinit në truallin e tij në fshatin Boletin nuk duhet të kamoflohet me asnjë simbolikë tjetër. Vlora është qyteti i Pavarësisë së Shqipërisë, qyteti i flamurit tonë kombëtar dhe qytet i gjithë shqiptarëve. Vlorën e duam shumë, poaq sa e deshti edhe vetë Isa Boletini ku u perkul para flamurit tone kombëtar. Ndarja e Isa Boletinit nga Boletini nuk është respekt ndaj qellimeve të vetë Isës.
Më shumë do ta respektonim Vlorën dhe Isa Boletinin duke e mbajtur Boletinin sesa duke e braktisur atë. Isa Boletini nuk pat shkuar në Vlorë për ta shpetuar vehten por per ta shpetuar Boletinin e krejt Kosovën.
Prandaj mosguximi i Qeverisë per t’i varrosur eshtrat e Isa Boletinit në vendlindjen e tij, ndonëse po tentohet të shfaqet si spektakël se varrimii i eshtrave në Vlorë po bëhët për arsye simbolike, s'është gjë tjetër përveq braktisje e trojeve të Isa Boletinit, ideale të tij dhe të Levizjeve Kombëtare Shqiptare në mbrojtje të çdo pjese të atdheut.
Isa Boletini iu bashkua Ismail Qemalit në mbrojtje të tokave shqiptare dhe ai e dinte se edhe Boletini është truall dhe tokë shqiptare ku ngrihej kulla e tij.
Prandaj si respekt ndaj 28 Nentorit, si repsekt ndaj Vlorës dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Isa duhet të qendrojë në Boletin. Le të jetë varri i Isës aty ku eshte edhe trualli dhe toka e tij. Kështu e nderojmë edhe më shumë Vlorën e flamurit.
No comments:
Post a Comment