Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka quajtur shokuese ngjarjet e fundit në Maqedoni.
Në një prononcim për Radio Dukagjinin ai tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se se që janë aktualisht. Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen.
Haradinaj nuk deshi të flasë më shumë për këto zhvillime , por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve.
No comments:
Post a Comment