Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, eshtrat e Isa Boletinit, të varrosen në Mitrovicë!
Një vendim absurd i kësaj Qeverie për të rivarrosur heroin kombëtar Isa Boletini jashtë Kosovës flet për pamaturinë e ekzekutivit të vendit, të cilët me veprimet e veta po i fyejnë jo vetëm të gjallët por edhe të vdekurit.
Besoj se në këto dy ditë mbarë opinioni në Kosovë, por edhe jashtë, arsyetoi mjaftueshëm pse eshtrat e heroit duhet të varrosen në Boletin.
Duke fillua nga fakti se kulla dhe varri i hapur në oborrin e shtëpisë së tij janë testament që ruan kjo kullë ndër breza dhe simbol i luftës sonë kundër t’kurrjes së territorit dhe luftës për çlirim, e deri tek realiteti i sotëm kur ende edhe 15 vjet pas luftës së fundit nuk jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë.
Heronjtë kombëtar Isa Boletini e pasardhësit e tij Adem Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Zahir Pajaziti e mijëra gra e burra të rënë ndër shekuj meritojnë të paktën të prehen në paqe në dheun e Kosovës.
Lojërat e ekzekutivit ku përditë po mëkëmbet vullneti i qytetarëve të shumicës dhe ku i nënshtrohen diktatit të pakicës, flasin për mungesën e vizionit për ndërtim të një shteti modern, ku respektohet kushtetuta dhe ku sovraniteti i vendit nuk falet përditë.
Me këtë rast, përmes folklorizmit patriotik po mundoheni të mbuloni dështimin e radhës për t’u sjellë si shtet brenda territorit të shtetit.
Të gjithë tani po i dinë arsyet e këtij vendimi. I dini edhe Ju!
Unë e thërras këtë Kuvend që sot të reflektoi dhe të kërkojmë si Institucion Ligjvënës nga Qeveria e vendit të tërhjekë vendimin e marrë dhe të veproi konform kërkesave të qytetarëve, ku vullneti i shumicës përcakton.
Ju zotëri nuk keni të drejtë të silleni si pronar të Kosovës, dhe nëse kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës 1 km prej Prishtinës e vendosët bustin e Millosh Obiliqit, atëherë gjejeni guximin brenda vetës dhe varrosni eshtrat e heroit kombëtar në Mitrovicën e tij dhe të Kosovës, ashtu siç i ka hije.
No comments:
Post a Comment