Tuesday, May 19, 2015

Kadaj-Bujupi; Kosova duhet të bëhet sa më parë me Ushtri!


Bazuar në nenin 42, pika 3 e rregullores së Kuvendit të Kosovës, si çështje urgjente, në emër të Grupit Parlamentar, propozova që Kuvendi të kërkojë nga Qeveria që të sjellë sa më parë Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kryesia dhe Shefat e Grupeve Parlamentare u dakorduam që Qeverisë t’i kërkohen sqarime për vonesën e procedimit të Ligjit dhe po ashtu që t’i rekomandohet që i njëjti të procedohet sa më shpejtë në Kuvend.

Aleanca konsideron që ky Ligj është shumë i rëndësishëm që FSK-në ta shndërrojmë në Ushtri profesionale, të besueshme, e cila do të ndërtohet sipas standardeve të NATO-s, dhe do të jetë e gatshme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe e përgatitur për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare në mbështetje të paqes në botë.

No comments:

Post a Comment