zaev
8:33, 16 Maj 2015

Zoran Zaev kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM, ka bërë të ditur se do të publikojë një tjetër përgjim që prek sipas tij çështjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Bëhet fjalë për vrasjen e 5  të rinjëve maqedonas ndryshe që njihet si rasti “Mostra” për të cilët pa mungesë të fakteve u dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë.

Sipas Zaevit, ka fakte të pakundërshtueshme që 6 shqiptarët e dënuar me vdekje për vrasjen e vitit 2012 në liqenin e Smilovskit në Shkup janë të pafajshëm dhe se janë future në kurth.