Monday, May 11, 2015

A ka tensione në Tetovë?

heli

Banorë të fshatrave të malësisë së Tetovës janë paraqitur në “Lajm” duke shprehur frikë se në këtë pjesë mund të përsëritet Kumanova. Në anën tjetër Tv Koha ka raportuar se në Malësia e Tetovës është e qetë dhe nuk ka asnjë lëvizje të dyshimtë as nga helikopterët e as nga persona të armatosur.
Sipas raportimeve të mediumit maqedonas Lajm në fshatra po mbretëron një situatë e tensionuar për shkak të forcave të mëdha policore dhe tërë kohën po fluturojnë helikopterë.
Në anën tjetër Televizioni Koha ka raportuar se në fshatra është gjendja e qetë dhe nuk ka nevojë për panik e nuk është vërejtur asnjë helikopter.
Televizioni Koha kontaktoi me sektorin e MPB-së për të marr informata rreth situatës në Malësinë e Tetovës por nga policia e Tetovës hedhin poshtë këto spekulime të portaleve. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.
Edhe po të kishte ndonjë aksion, sigurisht se nuk mund të themi asgjë pa përfundimin e tij. Mirëpo banorët nuk duhet të frikohen nga prezenca e policisë, sepse policia është atje që t’i mbrojë. Ata janë shtetas të Maqedonisë dhe policia do jetë pranë tyre”, tha Kotevski.

No comments:

Post a Comment