DPMS I AAK-së REAGON MBI SITUATËN E SIGURISË DHE REPRESIONON NDAJ POPULLATËS CIVILE NË KUMANOVË
Departamenti i AAK-së për Politika të Mbrojtjes e të Sigurisë, përcjellë indinjatën e thellë ndaj ngajrjeve të sotme në Maqedoni, kurse sulmet ndaj jetës së tyre dhe vrasjet e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, i konsideron skajshmërisht të papranueshme.
Sot në Kumanovë kanë ndodhë vrasje, plagosje civilësh të pafajshëm dhe djegje të shtëpive duke e tmerruar popullatën civile shqiptare.
Situtata e krijuar është gjendje e jashtëzakonshme e pasigurisë dhe e papranueshme, e cila kërkon zgjidhje urgjente.
Përforcimet në pjesën tjetër të kufirit me Serbinë me barrikadim të qindra forcave policore e ushtarake serbe pranë kufurit Serbi-Maqedoni, duke dërguar edhe pajisje ushtarake, tregon qartë pēr idenë e përshkallzimit të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë në Maqedoni.
Kërkojmë që menjëherë Qeveria e Maqedonisë ta ndalë aparatin e dhunës policore e ushtarake që po përdorë kundër shqiptarëve, si dhe kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, të ndërhyjë që të normalizojë situatën e krijuar dhe shqiptarëve t'ua garantojnë të gjitha të drejtat e barabarta, lirinë dhe përgjegjësitë vetëqeverisëse në të gjitha nivelet, krahas dhe barabartë me komunitetin maqedonas.
Departamenti i AAK-së për
Politika të Mbrojtjes e të Sigurisë
Politika të Mbrojtjes e të Sigurisë
No comments:
Post a Comment