Monday, May 11, 2015

EKSKLUZIVE: Lista e personave të arrestuar

Policia_Kumanove

iKos-ks në vazhdim ju sjell listën e personave të arrestuar nga ana e policisë, pas përleshjeve që u zhvilluan në Lagjen e Trimave në Kumanovë. 
1.Kenan Iseni, Kumanovë
2.Fadil fejzullahu, Kumanovë
3.Demë Shehu, KOsovë (Juniku)
4.Sami Ukshini, Kosovë (Sokoli)
5.Irfan Lutfiu, Kumanovë
6.Arsim Bajrami, Kumanovë (polic nga Vaksinca)
7.Fadil Elshani , Kosovë
8.Esat Kafexholi, Kosovë
9.Ardijan Bujari, Kosovë
10.Andi Krasniqi, Kosovë (Muhamed Krasniqi- Malisheva) 11.Shefket Avaqi, Kosovë
12.Lirim Demiri, Kumanovë
13.Ajrush Avdia, Kosovë
14.Betim Kartashi, Kosovë
15.Genci Sefa, Shqipëri
16.Lendrit Rustemi, Kosovë
17.Enver Klain, Gjermani (me shtetësi gjermane)
18.Rufki Dogani, Kosovë
19.Nasuf Bekiri, Haraçinë
20.Valdet Zekaj, Kosovë
21.Bajram Elshani, Kosovë
22.Nexhmetin Lika, Tetovë
23.Lirim Krasniqi, Kosovë
24.Sevdail Miftari, Kumanovë
25.Fatmir Reçica, Kosovë
26.Beg Bajra, Kosovë (Beg Riza, komndant begu)
27.Fejzulla Rushitovski, fshati Brezë
28.Besnik Ajdini, Kumanovë

Rapsodi Xhemajl Berisha dridh zemrat e qdo shqiptari me ..



Rapsodi Xhemajl Berisha dridh zemrat e qdo shqiptari me keto vargje ..

Nji Kopil Maqedoni
Nji Kopil Maqedoni
Granaton si N' Siri
N' Kumanov ne Shqiptari
Nuk kursen Gra as Femij..
Djeg Shtepija ane e Mban
Si Terrori N' Avganistan
Thot po ndjeku Terrorist
I Vran Shqipet N' prag te Shpis..
Terrorista ska n ket Ven
Ketu asht Shqipja Den Baba Den
Ket Terror po e bon Ti
Je nji Gjak me Serbi..
O Kopil mbaje N' Men
Herdokur S' dot jesh N' ket Ven
Kopil ke ardh Kopil dot shkosh
Nese prej Shqipes Gjall dot Pshtosh..
K'si Kopili nuk je veq Ti
Shkjau Greku Mali i Zi
Tokat Tona i keni Zaptu
Gjall asht Shqipja ka mej Bashku..

Me 11, 05, 2015
Autor : Xhemajl Berisha
  
 Gjilan

DJALI I XHAFER ZYMBERIT: BABAI IM NUK KA PASUR KURRFARË LIDHJE NË MAQEDONI

djali i xhafer zyberit


Xhafer Zymberi është raportuar nga mediet si një prej personave që dyshohet të jetë vrarë nga forcat maqedonase në Kumanovë. Mirëpo familja e tij nuk di ende asgjë për të.
E tëra që dinë ata janë lajmet që kanë lexuar nëpër mediumet e ndryshme pasi që as qeveria maqedonase e as ajo kosovare nuk i kanë njoftuar për asgjë të vetme.
Madje Djali i Xhafer Zymberit për zeri.info, ka thënë se babai i tij është nisur për Shqipëri para dy javëve dhe që nga ajo kohë nuk është lajmëruar më.
Ai shton se babai i tij nuk ka pasur kurrfarë lidhje me Maqedoninë e as që e ka përmendur ndonjëherë problemin e shqiptarëve atje. Sidoqoftë si familje duke qenë se informacioni i vetëm që kanë për të janë prej mediumeve, janë të shqetësuar për informatat që ato po plasojnë.
“Ati im para dy javëve më ka thënë se po shkoj deri në Shqipëri dhe që nga ajo kohë më nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të, deri sa e pamë në lajme për të në Maqedoni. Të them të drejtën këto janë lajme shqetësuese për familjen se nuk dimë as ne diçka të saktë. Ai është nisur për Shqipëri dhe asgjë tjetër nuk dimë.
Ne nuk kemi kontaktuar me të brenda këtyre dy javëve asnjëherë. Ai nuk ka pasur asnjë shok në Maqedoni madje nuk e ka përmendur asnjëherë Maqedoninë. Ai nuk ka pasur ndonjë shoqëri as me prestarët e UCK-së. Ai asnjëherë nuk ka diskutuar për shqiptarët dhe problemet në Maqedoni”, ka thënë djali i tij transmeton Zeri.
Ndërkohë ai ka shtuar se edhe pse telefonat po i bëjnë ai nuk po e hap atë.
“Telefonat po i bëjnë por nuk po hap tash e dy javë nuk kemi kontaktuar me të. Në familjen tonë jetojmë unë me vallun, motrën dhe nënën. Ne kemi informacione nga mediet që është identifikuar si i vdekur mirëpo nuk e dimë saktë.
Nuk kemi marrë informacione zyrtare e as trupi i tij nuk na ka ardhur. Askush, as polici askush nuk na ka dhënë asnjë lajm për të. Asnjë informacion nuk kemi për të. Ne jemi interesuar për të shkuar në Prishtinë për të pyetur për ndonjë informacion shtesë mirëpo asgjë nuk kemi marrë”, ka thënë djali i Xhafer Zymberit.

Ja reagimi i ashpert i Ramush Haradinaj

Cana-640x358

Në një prononcim për Radio Dukagjinin, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se se që janë aktualisht.
Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen.
Haradinaj nuk deshi të flasë më shumë për këto zhvillime , por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve.

DPMS I AAK-së REAGON MBI SITUATËN E SIGURISË..


DPMS I AAK-së REAGON MBI SITUATËN E SIGURISË DHE REPRESIONON NDAJ POPULLATËS CIVILE NË KUMANOVË
Departamenti i AAK-së për Politika të Mbrojtjes e të Sigurisë, përcjellë indinjatën e thellë ndaj ngajrjeve të sotme në Maqedoni, kurse sulmet ndaj jetës së tyre dhe vrasjet e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, i konsideron skajshmërisht të papranueshme.
Sot në Kumanovë kanë ndodhë vrasje, plagosje civilësh të pafajshëm dhe djegje të shtëpive duke e tmerruar popullatën civile shqiptare.
Situtata e krijuar është gjendje e jashtëzakonshme e pasigurisë dhe e papranueshme, e cila kërkon zgjidhje urgjente.
Përforcimet në pjesën tjetër të kufirit me Serbinë me barrikadim të qindra forcave policore e ushtarake serbe pranë kufurit Serbi-Maqedoni, duke dërguar edhe pajisje ushtarake, tregon qartë pēr idenë e përshkallzimit të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë në Maqedoni.
Kërkojmë që menjëherë Qeveria e Maqedonisë ta ndalë aparatin e dhunës policore e ushtarake që po përdorë kundër shqiptarëve, si dhe kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, të ndërhyjë që të normalizojë situatën e krijuar dhe shqiptarëve t'ua garantojnë të gjitha të drejtat e barabarta, lirinë dhe përgjegjësitë vetëqeverisëse në të gjitha nivelet, krahas dhe barabartë me komunitetin maqedonas.
Departamenti i AAK-së për
Politika të Mbrojtjes e të Sigurisë

AAK-ja Nuk ka konfirmim per vrasjen e Xhafer Zymberit

aak-ja-nuk-ka-konfirmim-p-euml-r-vrasjen-e-xhafer-zymberit_hd

Vrasja e Xhafer Zymberit nuk mund të konfirmohet as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Një zyrtar i lartë i kësaj partie, i cili nuk ka dashur të flasë zyrtarisht, deklaroi për KosovaPress-in se të gjitha që janë thënë deri tani janë në sferën e spekulimeve dhe se nuk kanë ndonjë informatë nëse Xhafer Zymberi është vrarë.
“Sa po dëgjoj nga njerëzit, nuk është e konfirmuar që është vrarë. Nuk e di pse në këtë ngjarje po mundohen ta involvojnë edhe AAK-në, pasi ky person nuk është në struktura udhëheqëse të AAK-së, nuk është anëtarë i partisë dhe s’e di kujt po i konvenojnë këto lloj dezinformatash”, thotë ky zyrtar i lartë i partisë.
Ai tregon arsyet e heshtjes së ngjarjeve nga ana e AAK-së.
“Nuk mund të dalim me deklarata, sepse nuk kemi informata, pasi në vendin e ngjarjes nuk po lejohet askush të shkojë. Ndërkohë, edhe për disa vrasje që po raportohen të kenë ndodhur, ata njerëz po rezultojnë të jenë gjallë. Asgjë nuk po dihet se çka po ndodh saktësisht, kemi më shumë dezinformata sesa informata zyrtare”, thotë ky burim.
KosovaPress nuk ka arritur të marrë prononcim zyrtar të ndonjërit nga zyrtarët e AAK-së, meqë shumica e të kontaktuarve i kanë të shkyçur telefonat.
Xhafer Zymberi ka qenë kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit dhe ka marrë pjesë edhe në luftën e vitit 2001 si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Haradinaj: Ngjarjet në Maqedoni-shokuese





Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka quajtur shokuese ngjarjet e fundit në Maqedoni.
Në një prononcim për Radio Dukagjinin ai tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se se që janë aktualisht. Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen.
Haradinaj nuk deshi të flasë më shumë për këto zhvillime , por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve.