Thursday, February 19, 2015

Alarmohen serbët: Shqiptarët po e "pushtojnë" Nishin!

Alarmohen serbët: Shqiptarët po e "pushtojnë" Nishin!

Në fshatin “Crveni Pevac” në Nish dhe në rrugën “Dushanova”, janë shfaqur fletushka me "Stop shqiptarizimit të Nishit".

Me këtë është dashur që të tërhiqet vëmendja për siç thuhet “rritjen e shqiptarëve rezidentë në këtë qytet”.
Autorët e panjohur, duke cituar të dhëna nga mediat lokale, emrat e të cilëve gjithashtu nuk janë publikuar, tregojnë se nga janari deri në shtator të vitit 2010, afër 11 mijë shqiptarë kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin e Komunës Medijana, transmeton Telegrafi.
Në fletushka gjithashtu kujtohet edhe burgosja e policëve në Meroshin, në po të njëjtin vit, siç shtohet, të cilët kanë mundësuar që një numër i madh i shqiptarëve, me anë të dokumenteve false të regjistrohen si banorë të territorit të kësaj komune.
Autorët e panjohur gjithashtu kujtojnë edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq “se mbi 60 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për pasaportë të Serbisë”, shkruan b92.
Po sipas tyre, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova, janë punësuar në spitalet në Vranjë, Leskovc dhe Nish, duke shtuar se shqiptarët shkojnë atje fshehurazi nëpërmjet ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme duke theksuar se “në kohë të fundit ata janë bërë pronarë të rreth 300 njësi banimi në Nish”.
Autorët e panjohur tregojnë se “në këtë drejtim, për fat të keq, po ndihmohen edhe nga serbët”.
Në fletushka kritikohen edhe mediat të cilat po e heshtin këtë fenomen që po e “alarmon Nishin”.
Në fund të tekstit ata shtrojnë pyetjen nëse janë të “gatshëm për të heshtur përpara pushtimit të ri".
Fletushka fillon me përshkrim futuristik: Nishi "i pushtuar" në të cilin dëgjohet zhurma që vjen nga xhamia, në qytet po valëvit flamuri shqiptar edhe pse Nishi është në Serbi, Ushtria Çlirimtare Shqiptare ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime nëse qeveria në Serbi nuk e pranojnë se Nishi të bashkohet me shtetin shqiptar, në tregje nuk ka më fshatarë serbë, në autobusët e qytetit dëgjohen këngë në gjuhën shqipe, shkolla që dikur kishte emrin "Vozh Karaxhorxhe" tanimë mban emrin "Ismail Kadare" dhe të tillë.
Në fund, autori anonim porosit “Serbë, ndërgjegjësohuni”.

Vildanja di si të provokojë (Foto)

Vildanja di si të provokojë (Foto)
0
Vildane Zeneli duket se gjithmonë di si të provojë me pozat e saj seksi.
Modelja vazhdimisht pushton titujt e mediave rozë për pozimet me bikini, por kësaj here ka ndryshuar ca, raporton Telegrafi.
Bukuroshja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka postuar një fotografi pa të brendshme, por ku në fokus ka gjoksin e saj.
Edhe pse i ka mbuluar ato, Vildanja ka marrë një pozë nxitëse, duke shfaqur gropëzën në mes dy gjinjve të saj, që kanë madhësi maksimale.
Kjo duket se u ka dhënë më shumë hapësirë imagjinate fansave të saj, të cilët kanë vërshuar me komente dhe pëlqime. /Telegrafi/

Wednesday, February 18, 2015

Selimi: Serbia duhet të paguaj dëmet e luftës dhe pensionet e vjedhura..

Hapja e kapitullit për pronat në Kosovë, hap edhe kapitullin e dëmshpërblimeve të luftës për të gjitha pronat që institucionet shtetërore të Serbisë i kanë shkatërruar në Kosovë si dhe çështjën e pensioneve të kosovarëve të vjedhura nga Serbia .
Kështu deklaron Petrit Selimi, zëvendësministër i jashtëm i Kosovës sipas një interviste të publikuar nga Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, transmeton Indeksonline.
Selimi më tej shton se “Serbia duhet të paguaj pensionet e kosovarëve sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ndërsa shton se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme, jo vetëm për hir të normalizimit, por për hir të ripajtimit të vërtetë në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Kur është pyetur për atë që po e pengon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Petrit Selimi thotë se çështja e krijimit të këtij Asociacioni nuk është ligjore.
“(Asociacioni) nuk do të ketë juridiksion ligjor e as ekzekutiv, por do të jetë i pranuar si trup legjitim që do të ndihmojë komunat me qëllim që të funksionojnë më mirë dhe të ofrojnë shërbime më të mira”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm i Kosovës.

I themi njëri-tjetrit vëlla, por tregtinë e bëjmë me Serbinë..

I themi njëri-tjetrit vëlla, por tregtinë e bëjmë me Serbinë

Ne i themi njëri-tjetrit vëllezër tha”, Spiropali, por kur vjen puna për tregti, preferojmë Serbinë dhe jo vendet tona. ”Kjo është për të ardhur keq.

Përfaqësues nga fusha politike dhe ekonomike e Kosovës dhe e Shqipërisë, janë mbledhur sot në Tiranë ku kanë organizuar një forum të përbashkët me temë ‘7 vjet nga Pavarësia e Kosovës, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë’, sidomos në fokusin e politikanëve të rinj.

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë tha se pjesëmarrja e të rinjve në qeverisje si në Shqipëri dhe në Kosovë është rritur vitet e fundit. Kjo është një gjë e mirë, tha ai, por megjithatë mbetet e rëndësishme të fokusohemi te fakti se nuk është numri i të rinjve më thelbësor se sa cilësia dhe kualiteti i tyre.

Ai tha më tej se ikja masive e qytetarëve të Kosovës, nuk ka një arsye të vetme, dhe të qartë, pasi po emigron dhe klasa e mesme. Por ai bëri fajtor për këtë krizën politike 6 mujore pas zgjedhjeve në Kosovë, mungesën e qeverisë që solli humbjen e shpresës dhe të besimit te qytetarët. Ndaj dhe sipas Stavilecit, qeveria mbi të gjitha duhet të hap më shumë vende pune, dhe të rikthejë besimin te qytetarët e saj.

Pjesë e këtij forumi ishte edhe drejtoresha e doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila foli për mangësitë dhe barrierat e bashkëpunimit tregtar Shqipëri-Kosovë.
“Ne i themi njëri-tjetrit vëllezër tha”, Spiropali, por kur vjen puna për tregti, preferojmë Serbinë dhe jo vendet tona. ”Kjo është për të ardhur keq, ndaj dhe duhet të punojmë më shumë për t’i hequr barrierat dhe mentalitetin që ekziston mes nesh”, ka thënë ajo.

“Tregu i përbashkët Shqipëri-Kosovë nuk është i vogël është i konsiderueshëm, dhe ne duhet të fillojmë të shohim mundësitë e zhvillimit të përbashkët dhe hapjes së këtyre tregjeve dhe integrimit. E dyta çështja e patriotizmit folklorik apo siç thuhet ndryshe se liria mjafton. Nuk mjafton liria, ne dëgjojmë për vëllazëri, bashkëpunim; mirësi etj etj, por duhet të dëgjojmë më shumë për marrëveshje konkrete; thithje të investimeve të huaja; dhe kthimin e dy shteteve të paktën që përfaqësojnë një komb në kompetitiv, në rajon edhe më gjerë. Nuk jemi kompetitiv, ju e përmendët bilancin tregtar, është shumë shqetësues fakti që vetëm 1.1 % e importeve që vijnë në Shqipëri janë nga Kosova”, ka thënë ajo.

“Tregjet tona janë shumë afër fizikisht, por janë shumë larg sa i përket barrierave. Në të gjitha takimet që unë kam bërë me biznese të Shqipërisë dhe të Kosovës e thonë të gjithë me zë të lartë apo me zë të ulët, është shumë më e lehtë për sa i përket barrierave për të bërë tregti me Serbinë se sa me Shqipërinë. Kjo vjen për shumë arsye, duke hequr barrierat artificiale, proceduriale e me radhë mendoj se është çështje mentaliteti, nuk kanë besim reciprok përtej kësaj vëllazërie të shpallur. Vetëm vitin e kaluar eksportet nga Shqipëria për Kosovën janë rritur me 10 % ama janë larg potencilit të madh që mund të kenë dy vende të cilat flasin të njëjtën gjuhë”, tha Elisa Spiropali drejtoreshë e doganave në Shqipëri.

Fillon kthimi, Gjermania dëbon 30 azilkërkues

Fillon kthimi, Gjermania dëbon 30 azilkërkuesNjë javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Sot nga Aeroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 emigrantë kosovarë për në Prishtinë

„Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“, ka thënë ministri bavarez i Punëve të Brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në këtë land, CSU.
„Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“, tha ai.
Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan welt.de.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë ardhur 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm në Bavari...

Qeveria serbe thotë se është ulur numri i emigrantëve shqiptarë

Qeveria serbe thotë se është ulur numri i emigrantëve shqiptarëMinistri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, u takua sot me homologen austriake, Johanna Mikl Leitner, me të cilën bisedoi edhe për kalimet ilegale të shqiptarëve në Hungari.

Stefanoviq informoi Leitner rreth situatës aktuale në fushën e migracionit të parregullt dhe vuri në dukje se është ulur numri i përpjekjeve për kalime të paligjshme të kufirit hungarezo-serb, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.
“Në mënyrë domethënëse është rritur numri i kallëzimeve penale për kontrabandim të njerëzve”, shpjegoi Stefanoviq.
Përveç parandalimit të migracionit të parregullt, të dy ministrat zhvilluan bisedime rreth nxitjes së bashkëpunimit në fushën kundër krimit kibernetik dhe terrorizmit.
Kujtojmë se sipas një vlerësimi të AKI-së nga Kosova brenda dy muajve janë larguar mbi 50 mijë persona. 

Monday, February 16, 2015

Autobusët e boshatisur për Beograd, a po i vjen fundi migrimit ilegal? (Video)

Ditëve të fundit, ka rënë dukshëm numri i qytetarëve të Kosovës të cilët po e lëshojnë vendin. Kjo më së miri shihet në Stacionin e Autobusave në Prishtinë, ku nuk ka rrëmujë dhe shtyrje për të zënë vend në autobusët e stërmbushur që niseshin për Beograd,

Sipas punëtorëve të Stacionit të autobusëve në Prishtinë, për dallim prej rreth 10 dite më parë kur niseshin nga 10 autobusë nga ky stacion, tani vetëm rreth 3 autobusë nisen çdo natë për në Beograd dhe asnjëri prej tyre nuk mbushen plotë, raporton KTV.
Për rënien e numrit të kosovarëve që po mësyjnë vendet e Evropës perëndimore në mënyrë ilegale tregojnë edhe statistikat e policisë nga kufiri mes Serbisë dhe Hungarisë, ku ditëve të fundit janë arrestuar më pak kosovarë.Autobusët e boshatisur për Beograd, a po i vjen fundi migrimit ilegal? (Video)