Ditëve të fundit, ka rënë dukshëm numri i qytetarëve të Kosovës të cilët po e lëshojnë vendin. Kjo më së miri shihet në Stacionin e Autobusave në Prishtinë, ku nuk ka rrëmujë dhe shtyrje për të zënë vend në autobusët e stërmbushur që niseshin për Beograd,
Sipas punëtorëve të Stacionit të autobusëve në Prishtinë, për dallim prej rreth 10 dite më parë kur niseshin nga 10 autobusë nga ky stacion, tani vetëm rreth 3 autobusë nisen çdo natë për në Beograd dhe asnjëri prej tyre nuk mbushen plotë, raporton KTV.
Për rënien e numrit të kosovarëve që po mësyjnë vendet e Evropës perëndimore në mënyrë ilegale tregojnë edhe statistikat e policisë nga kufiri mes Serbisë dhe Hungarisë, ku ditëve të fundit janë arrestuar më pak kosovarë.
No comments:
Post a Comment