Një javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Sot nga Aeroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 emigrantë kosovarë për në Prishtinë
„Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“, ka thënë ministri bavarez i Punëve të Brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në këtë land, CSU.
„Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“, tha ai.
Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan welt.de.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë ardhur 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm në Bavari...
No comments:
Post a Comment