Kështu deklaron Petrit Selimi, zëvendësministër i jashtëm i Kosovës sipas një interviste të publikuar nga Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, transmeton Indeksonline.
Selimi më tej shton se “Serbia duhet të paguaj pensionet e kosovarëve sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ndërsa shton se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme, jo vetëm për hir të normalizimit, por për hir të ripajtimit të vërtetë në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Kur është pyetur për atë që po e pengon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Petrit Selimi thotë se çështja e krijimit të këtij Asociacioni nuk është ligjore.
“(Asociacioni) nuk do të ketë juridiksion ligjor e as ekzekutiv, por do të jetë i pranuar si trup legjitim që do të ndihmojë komunat me qëllim që të funksionojnë më mirë dhe të ofrojnë shërbime më të mira”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm i Kosovës.
No comments:
Post a Comment