Saturday, May 23, 2015

Dritan Demiraj: Politikanët ti dalin zot pergjegjesise qe kane marre parapopullit, perndryshe..


Te nderuar miq!
Dje trupat eTRIMAVE tane te tradhetuar arriten ne Kosove.
Mendoj qe ka ardhur koha qe politikanet tane te tregojne dinjitet dhe ti kerkojne bashkesise nderkombetare, BE dhe SHBA-se te fillojne nje hetim nderkombetar per cilesoj: Krime kunder njerezimit, kunder te dorezuarve te luftes, arrestuarve, pasi ka me shume sesa prova qe djemte tane jane ekzekutuar pasi jane dorezuar. Nese Fyrom-i kerkon paqe, atehere ata qe e shkaktuan kete krim duhet te pergjigjen perpara drejtesise.
Te pakten kesaj rradhe politikanet tane, te tregojne se nuk ju dhimbsen karriget e tyre, ti dalin zot pergjegjesise qe kane marre para popullit, perndryshe populli do ta zgjedhe vete rrugen e drejtesise.

KMDLNJ: Mirsad Ndrecaj dhe Beg Riza u vranë pasi u dorëzuan (Foto)

KMDLNJ: Mirsad Ndrecaj dhe Beg Riza u vranë pasi u dorëzuan (Foto)

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka dyshime se disa prej viktimave të Kumanovës janë vrarë pasi janë dorëzuar.

KMDLNJ bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qënë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas.

Dyshimet i shtojnë edhe këto dy foto në të cilat mendohet se janë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në momentin e arrestimi nga policia maqedonase.

Të dy këta persona janë sjellë ditën e djeshme në Kosovë, të vdekur, dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë më 9 dhe 10 maj në Kumanovë duhet të presim lirimin e të arrestuarve.

Thursday, May 21, 2015

Trupat e të vrarëve në Kumanovë pritet të kthehen sot në Kosovë

kumanova-1

Dhjetë ditë pas vrasjes trupat e nëntë kosovarëve, që morën pjesë në konfliktin e Kumanovës, pritet të sillen në Kosovë gjatë ditës së sotme (e enjte). Për “riatdhesimin” e kosovarëve ka konfirmuar Prokuroria në Shkup përmes një përgjigjeje të kthyer në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Kjo e fundit kërkoi listën me personat e vdekur, si dhe informacione të detajizuara për mënyrën se si do të kthehen trupat e të vrarëve në Kosovë.
Se një përgjigje konform kërkesës së Prokurorisë është kthyer në MPJ, e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi, i cili nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së përgjigjes duke u arsyetuar se përgjigjja i është dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup, shkruan ‘Zëri’.
I njëjti një ditë më parë ka konfirmuar se Kosova ka kërkuar nga Maqedonia “sigurimin e listës së personave të vdekur, sigurimin e mundësisë që një grup ekspertësh nga Kosova të bëjnë obduksionin e trupave të vdekur, si dhe detaje që kanë të bëjnë me transportimin e trupave të vdekur nga Maqedonia në Kosovë”.

Wednesday, May 20, 2015

Është caktuar kodi ndërkombëtar telefonik i Kosovës

auto-201505201202137156461432117952Në Bruksel dje janë zhvilluar bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për telekomin, ku fokusi ishte tek dakordimi për çështjet që kanë të bëjnë me planin për veprim ku parashihen obligimet dhe afatet për palët, sipas kësaj marrëveshje.

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e cila kryeson me delegacionin e Kosovës, deklaroi se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve mes palëve në çështjet që janë të lidhura me planin për veprim.

“Në këtë kuadër ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme si dhe jemi pajtuar që të përshpejtohet ky proces duke precizuar afatet kohore për obligimet që i ka secila palë nga ky proces. Në këtë kuadër, Kosova do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëj Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe sepse Kosova do ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se ka pajtim që edhe operatorët e dy shteteve të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave për qytetarët dhe që Kosova të përfshihet në nismën rajonale për roamingun.

Më tutje, sipas një komunikate të publikuar sot, ministrja Tahiri, theksoi se pjesë e marrëveshjes është një lejim i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë ai merret në Kosovë vetëm përmes procedurave tenderuese ndërkombëtare. Me dakordimin final të këtij plani për zbatim që pritet të përmbyllet në takimin e radhës do të shuhen operatorët ilegal që kanë vepruar në Kosovë në fushën e telekomunikacionit.

Ministrja gjithashtu tha se u pajtuam që gjatë këtij muaji sërish të zhvillohen takime në Bruksel në mënyrë që të precizojmë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin, si dhe pas rrumbullakimit të këtij procesi, ky dokument të paraqitet për trajtim dhe aprovim në nivelin e kryeministrave të dy shteteve dhe PL/BE-së Mogherini, që pritet të mbahet së shpejti.

Tuesday, May 19, 2015

Ardi lanson këngën më të re 'Po vjen vera ' në bashkpunim me No I.D -


Rrugëtimi ynë për të hulumtuar, zbuluar dhe kontaktuar me talent të ri të muzikës, çdo ditë e më shumë po bëhet më interesant, i sigurtë dhe reflektues.
iKos-ks kesaj radhe ju sjell një talent të muzikës Hip Hop.

Quhet Ardian Gashi e që me emrin artistik njihet si "Ardi".
Ardi vjen në bashkëpunim me reperin No I.D qe sapo kanë lansuar këngën e tyre më të re, “Po vjen vera”, e shkruar nga vet Ardi,. Video është bërë nga Albarecords e inqizimin tek AB Music.

Ardi shpreson se rrugëtimi i tij në muzikë është veç në fillim, duke shpresuar se do të sjell edhe shumë këngë tjera për ti argëtuar fansat e tij, e që në numër janë të shumtë.

iKos-ks e sjell ekskluzivisht këngën më të re të nga dyshja; Ardi ft No I.D - "Po vjen vera".


Kadaj-Bujupi; Kosova duhet të bëhet sa më parë me Ushtri!


Bazuar në nenin 42, pika 3 e rregullores së Kuvendit të Kosovës, si çështje urgjente, në emër të Grupit Parlamentar, propozova që Kuvendi të kërkojë nga Qeveria që të sjellë sa më parë Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kryesia dhe Shefat e Grupeve Parlamentare u dakorduam që Qeverisë t’i kërkohen sqarime për vonesën e procedimit të Ligjit dhe po ashtu që t’i rekomandohet që i njëjti të procedohet sa më shpejtë në Kuvend.

Aleanca konsideron që ky Ligj është shumë i rëndësishëm që FSK-në ta shndërrojmë në Ushtri profesionale, të besueshme, e cila do të ndërtohet sipas standardeve të NATO-s, dhe do të jetë e gatshme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe e përgatitur për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare në mbështetje të paqes në botë.

Monday, May 18, 2015

Haradinaj-Kuçit për bastisjet: Mos keni marr urdhër nga Gruevski

kumanove

Aksioni i Policisë së Kosovës për bastisjen e shtëpive të personave që thuhet se kanë marrë pjesë në konfliktin e Kumanovës, ka ngritur një debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, në mes deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Derisa deputetja Donika Kadaj- Bujupi kërkoi nga ministri Kuçi të dinte se në bazë të çfarë vendimi policia ka bastisur në këto shtëpi. Megjithatë, Kuçi nuk iu përgjigj Kadaj-Bujupit, e kjo e shtyri deputetin e AAK-së, Luan Haradinaj të pyeste Kuçin se bastisja në këto shtëpi a është kryer pas urdhrit nga kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski.

E ministri Kuçi tha se ai nuk është kompetent në këtë fushë dhe se nuk është përgjegjës për policinë.

Ndërsa, kryetari Veseli ka thënë se kanë dërguar kërkesë tek institucionet maqedonase që Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Lirit e Njeriut të lejohet për t’i vizituar të burgosurit ,dhe për të ditur gjendjen e tyre. Ai tha se që nga dita e premte me 15 maj, janë duke pritur një përgjigje zyrtare nga shteti maqedonas.

Shënimet e Elvis Pistës-Shpresë për ta ndriçuar vrasjen e tij

elvis-pista

Kur po i afrohemi njëvjetorit të vrasjes së ish-kandidatit për deputet të PDK-së Elvis Pistës, Prokuroria e Gjakovës ka dërguar për ekzaminim në Finlandë shënimet e tij, me besimin se ato do të ndihmojnë ndriçimin e vrasjes

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës Shpresa Bakija e pranon se ende nuk e kanë identifikuar personin që qëlloi Elvis Pistën në orët e para të 15 qershorit të vitit të kaluar, por thotë se prokuroria nuk i ka ndalur për asnjë çast hetimet.

Ajo bën me dije se kanë dërguar për ekzaminim në një vend skandinav disa materiale që mund të çojnë drejt zbardhjes së këtij krimi.

“Ekzaminimet e fundit i kemi dërguar në Finlandë për arsye që jo vetëm institucionet e Kosovës por as ato të EULEX-it nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë, nga i cili ekzaminim presim shumë,” thotë Bakija.

Kryeprokurorja tregon se Elvis Pista e kishte shprehi të mbante shënime për të gjitha aktivitetet e tij dhe sipas saj këto shënime janë dërguar në Finlandë.

“Bëhet fjalë për një fletore ku i ndjeri ka mbajtur shënime, por dyshohet që ato shënime i ka mbajtur edhe në telefonat e tij. Çdo veprim që ka ndërmarrë i ndjeri në punën dhe veprimtarinë e tij të përditshme e ka shënuar edhe në telefonat e tij por ata telefona nuk kanë mundur assesi të ekzaminohen në Kosovë,” thotë Bakija.

Por ajo bën me dije se prokuroria nuk i ka varur të gjitha shpresat vetëm te përgjigjja që do të marrë nga Finlanda.

“Ne nuk do të ndalemi. Prapë do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do të kemi konsultime me të gjithë bashkëpunëtorët tanë të brendshëm dhe të jashtëm nëse do të ketë nevojë për ekzaminime të të mëtutjeshme në dtrejtim të të dyshuarve,” shpjegon Bakija.

Elvis Pista u vra pasi doli nga restoranti “Haja Petrol” i Rahovecit ku po qëndronte bashkë me disa miq dhe gruan.

Haradinaj kërkon llogari për bastisjen e familjeve nga policia..


Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, se kush ka dhënë urdhër për bastisjen e familjeve të të arrestuarve në Kumanovë.

daut-haradinaj
13:09, 18 Maj 2015

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka kërkuar llogari Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, për bastisjen që policia e Kosovës iu bëri para pak ditësh disa familjeve të dyshuara se kanë lidhje me grupin e armatosur të Kumanovës.

“Cili prokuror i jep policisë leje të shkojë e t’i bastisë njerëzit në ora 2 të natës, pa marrë asnjë informacion paraprak. Kush jep kësi urdhra me i terrorizuar qytetarët. Ku keni parë kështu, kush jep kësi urdhra?”, ka pyetur i mllefosur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Minsitri Kuçi është përgjigjur duke deklaruar se edhe ai vetë kishte marrë vesh në media për rastin

“Nuk mund ta dijë kush ka dhënë urdhër për këtë operacion , krejt cka di rreth kësaj jam informuar në media”./Klan Kosova.

Saturday, May 16, 2015

Ushtaraku i parë nga Shqipëria i çon selam Jankullovskës


 

Ushtaraku shqiptar, Dritan Demiraj, ka reaguar ndaj telefonatës së publikuar nga opozita maqedonase, ku ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dëgjohej duke thënë se për një orë i zhdukë shqiptarët.

Ai ka thënë se shqiptarët janë kombi më i fuqishëm në Ballkan dhe se sllavët nuk kanë fuqi që t’i ndalojnë.

“Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska “apo Neperka Vrasese” qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda”, ka shkruar Demiraj.

Postimi i tij i plotë në “Facebook”:

Te nderuar miq!

Sot opozita maqedone publikoi nje video ne te cilen “fshatarja qorre” Jankullovskja deklaron se “shqipetaret duhen shfarosur”.

A e di mire kjo fshatarja e Kercoves se Shqiptaret me shume se kurre sot jane Kombi me i forte ne Ballkan, jane Kombi me Amerikandashes ne Bote dhe me luftarak kur i duhet te perballet me armiqte e saj.

Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska “apo Neperka Vrasese” qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda.

Ju siguroj te nderuar bashkekombas se Shqiperia ka aq shume djeme trima dhe luftetare sa as maqedonasit, serbet, por as Ruset, Putinet, Lavrovet dhe zagaret e tyre nuk ka force qe ti trembe dhe mposhte. Ata jane te gatshem ta mbrojne cdo pellembe te territorit te tyre dhe nese politikuajte e tyre nuk duan ose frigohen ne te pese vendet ku jetojne Shqiptaret.

Friday, May 15, 2015

Zaev: Shqiptarët të pafajshëm për rastin "Mostra"

Zaev: Shqiptarët të pafajshëm për rastin “Mostra”

zaev
8:33, 16 Maj 2015

Zoran Zaev kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM, ka bërë të ditur se do të publikojë një tjetër përgjim që prek sipas tij çështjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Bëhet fjalë për vrasjen e 5  të rinjëve maqedonas ndryshe që njihet si rasti “Mostra” për të cilët pa mungesë të fakteve u dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë.

Sipas Zaevit, ka fakte të pakundërshtueshme që 6 shqiptarët e dënuar me vdekje për vrasjen e vitit 2012 në liqenin e Smilovskit në Shkup janë të pafajshëm dhe se janë future në kurth.

Flet Donika Kadaj: Eshtrat e Isa Boletinit te varrosen në Mitrovicë



Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, eshtrat e Isa Boletinit, të varrosen në Mitrovicë!

Një vendim absurd i kësaj Qeverie për të rivarrosur heroin kombëtar Isa Boletini jashtë Kosovës flet për pamaturinë e ekzekutivit të vendit, të cilët me veprimet e veta po i fyejnë jo vetëm të gjallët por edhe të vdekurit.

Besoj se në këto dy ditë mbarë opinioni në Kosovë, por edhe jashtë, arsyetoi mjaftueshëm pse eshtrat e heroit duhet të varrosen në Boletin.

Duke fillua nga fakti se kulla dhe varri i hapur në oborrin e shtëpisë së tij janë testament që ruan kjo kullë ndër breza dhe simbol i luftës sonë kundër t’kurrjes së territorit dhe luftës për çlirim, e deri tek realiteti i sotëm kur ende edhe 15 vjet pas luftës së fundit nuk jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë.

Heronjtë kombëtar Isa Boletini e pasardhësit e tij Adem Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Zahir Pajaziti e mijëra gra e burra të rënë ndër shekuj meritojnë të paktën të prehen në paqe në dheun e Kosovës.

Lojërat e ekzekutivit ku përditë po mëkëmbet vullneti i qytetarëve të shumicës dhe ku i nënshtrohen diktatit të pakicës, flasin për mungesën e vizionit për ndërtim të një shteti modern, ku respektohet kushtetuta dhe ku sovraniteti i vendit nuk falet përditë.

Me këtë rast, përmes folklorizmit patriotik po mundoheni të mbuloni dështimin e radhës për t’u sjellë si shtet brenda territorit të shtetit.

Të gjithë tani po i dinë arsyet e këtij vendimi. I dini edhe Ju!

Unë e thërras këtë Kuvend që sot të reflektoi dhe të kërkojmë si Institucion Ligjvënës nga Qeveria e vendit të tërhjekë vendimin e marrë dhe të veproi konform kërkesave të qytetarëve, ku vullneti i shumicës përcakton.

Ju zotëri nuk keni të drejtë të silleni si pronar të Kosovës, dhe nëse kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës 1 km prej Prishtinës e vendosët bustin e Millosh Obiliqit, atëherë gjejeni guximin brenda vetës dhe varrosni eshtrat e heroit kombëtar në Mitrovicën e tij dhe të Kosovës, ashtu siç i ka hije.


Thursday, May 14, 2015

Ali nuk duam arsyetim”, “Kumanova nuk ua fal tradhëtin"


image








Kumanovarët e bëjnë "rezil" edhe Ahmetin. Nuk ta falim tradhtinë

“Ali nuk duam arsyetim”, “Kumanova nuk ua fal tradhtinë”, …Kumanovarë të revoltuar me incidentin e fundit në “Lagjen e trimave” janë mbledhur para televizionit Alsat-M, ku pritet sonte të jetë mysafir kreu i BDI-së, dhe kanë shpalosur parulla me porosi për Ali Ahmetin.

Kumanovarët thonë për “Lajmpress” se sigurimi  i Ali Ahmetit i ka larguar para objektit të Alsat-M dhe nuk i ka lënë të protestojnë para Alsat-M./LAJMPRESS

Shqipëria kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës


bushatiiiiii 11
19:13, 14 Maj 2015

Duke folur në ministerialin e NATO-s, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës. Ai gjithashtu ftoi palët që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme të lihen mënjanë. Sipas Bushatit, cdo përshkallëzim i situatës, nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë. /Lapsi.al

Selimi: ISA BOLETINI SHKOI NE VLORE PER TA MBROJTUR..

ISA BOLETINI SHKOI NE VLORE PER TA MBROJTUR EDHE BOLETININ EDHE GJITHE KOSOVEN E JO PER TA BRAKTISUR BOLETININ E AS KOSOVEN.

Heqja dorë nga varrosja e eshtrave të Isa Boletinit në truallin e tij në fshatin Boletin nuk duhet të kamoflohet me asnjë simbolikë tjetër. Vlora është qyteti i Pavarësisë së Shqipërisë, qyteti i flamurit tonë kombëtar dhe qytet i gjithë shqiptarëve. Vlorën e duam shumë, poaq sa e deshti edhe vetë Isa Boletini ku u perkul para flamurit tone kombëtar. Ndarja e Isa Boletinit nga Boletini nuk është respekt ndaj qellimeve të vetë Isës. 
Më shumë do ta respektonim Vlorën dhe Isa Boletinin duke e mbajtur Boletinin sesa duke e braktisur atë. Isa Boletini nuk pat shkuar në Vlorë për ta shpetuar vehten por per ta shpetuar Boletinin e krejt Kosovën. 
Prandaj mosguximi i Qeverisë per t’i varrosur eshtrat e Isa Boletinit në vendlindjen e tij, ndonëse po tentohet të shfaqet si spektakël se varrimii i eshtrave në Vlorë po bëhët për arsye simbolike, s'është gjë tjetër përveq braktisje e trojeve të Isa Boletinit, ideale të tij dhe të Levizjeve Kombëtare Shqiptare në mbrojtje të çdo pjese të atdheut. 
Isa Boletini iu bashkua Ismail Qemalit në mbrojtje të tokave shqiptare dhe ai e dinte se edhe Boletini është truall dhe tokë shqiptare ku ngrihej kulla e tij.
Prandaj si respekt ndaj 28 Nentorit, si repsekt ndaj Vlorës dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Isa duhet të qendrojë në Boletin. Le të jetë varri i Isës aty ku eshte edhe trualli dhe toka e tij. Kështu e nderojmë edhe më shumë Vlorën e flamurit.

Haradinaj: Është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër përveç se në Boletin.


Kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ajo nuk është vetëm kullë. Kulla e Boletinit është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së trojeve tona.
Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen.
Është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër përveç se në Boletin.
RH

Biseda me luftetarin e vetem qe ka ikur nga policia e Kumanoves

https://m.youtube.com/watch?v=haQXT5nefIU

Wednesday, May 13, 2015

Rrëfimi i luftëtarit: Ja pse shkuam në Kumanovë

Sokoli

Kur kanë kaluar 4 ditë nga përplasja me armë në Kumanovë mes një grupi shqiptarësh dhe policisë maqedonase, vjen rrëfimi i një prej bashkëluftëtarëve të arrestuar. Abaz Salihi e quan kurth sulmin në Kumanove ndaj grupit të shqiptarëve, ndërsa tregon edhe si rrodhën ngjarjet. Bashkë me Abaz Salihin, i cili është njohur si Ali Ahmeti gjatë luftës së vitit 2001, u arrestuan edhe Mirsad Ndrecaj, Sami Ukshini, Beg Rizaj dhe të tjerë.
Salihi ka shpjeguar se shokët e tij kishin shkuar në Kumanovë, pasi kishte informacion se policia maqedonase do të bënte masakër ndaj popullatës, por sapo kanë mbërritur aty kanë rënë pre e sulmeve policore.
“Shokët e mi kanë shku në Kumanovë, jo për të nisur luftë, por për të qenë aty në rast se forcat e ndryshme maqedonase fillojnë masakër kundër popullatës civile. Ne kishim një paralajmërim të këtillë dhe ata shkuan të ftuar atje nga disa bashkëluftëtarë të 2001-t. Sulmi ka pas me ndodhë edhe po të mos ishin djemtë tanë atje. Për këtë flet edhe numri i madh i viktimave në radhët e policëve. Tetë policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, në aksion ofensiv, ku kundërshtari është nën rrethim, ndodh vetëm kur ti pret pak ose aspak rezistencë. Unë i kam kalu tri lufta dhe e di shumë mirë se në çfarë rrethanash ka numër të madh të viktimave”, ka deklaruar Salihi.
Të njëjtin qëndrim si Salihi, për një komplot ndaj grupit të shqiptarëve, ka mbajtur edhe UÇK-ja gjatë një deklarate publike, por ka pretenduar se grupi ishte tradhtuar nga disa banorë.
Por, ngjarja në Kumanovë ka sjellë forcim masash në të gjitha pikat kufitare të Maqedonisë, duke përfshirë edhe ato me Shqipërinë. Prania e forcave maqedonase në kufi me Shqipërinë është rritur ndjeshëm gjatë ditës së djeshme, sidomos në Doganën e Bllatës, ku vazhdimisht ka ardhur duke u rritur numri i forcave policore e ushtarake.
Lajmi konfirmohet nga banorët e zonave përreth dhe nga krerët e komunave. Sipas tyre, shtimi më i dukshëm i forcave maqedonasve, policore dhe ushtarake, në kufi me Shqipërinë, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja në Kumanovë është ndjekur me vëmendje edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet. Pas reagimit të OKB, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për “Zërin e Amerikës” se qeveria amerikane po ndjek nga afër situatën në Maqedoni dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe udhëheqësit politikë të këtij vendi.
Zyrtari u bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë zbardhjen e fakteve për dhunën në Kumanovë. Diplomati amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të Maqedonisë të bashkëpunojnë dhe të hapin një dialog për zgjidhjen e sfidave me të cilat ndeshet vendi i tyre, si krizën e zgjatur politike dhe realizimin e reformave të nevojshme.

‪#‎ERDOGAN‬ I JEP MILIONAT SOT NË TIRANË!



#ERDOGAN I JEP MILIONAT SOT NË TIRANË!


30 Milionë për Xhaminë më të madhe në Ballkan.
10 Milionë për ristaurimin e Xhamisë në Prezë.
5 Milionë për Cerdhet e Fëmijëve.
1.8 miliardë Shtetit Shqiptar, kryesisht në Ushtrinë Shqiptare.

ALLAHU UA SHTOFTË BEREQETIN!
SHPËRNDAJE!

MPB: Nuk janë 14 por 10 të vrarë nga grupi i armatosur, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj në mesin e të vrarëve

Ndrecaj_Rizaj

Ministria e Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht shkrimet e Alsat M se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu janë në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup. Siç njoftuam jo zyrtarisht dje, nga Ministria e Brendshme sot kanë konfirmuar se tek Ndrecaj janë gjetur edhe dokumentet e tij të identitetit. Policia thotë se është e sigurt edhe për identitetin e një tjetër të vrari, i cili është shtetas i Maqedonisë.
"Deri tani është konfirmuar pozitivisht identiteti i Mirsad Ndrecajt, i lindur më 17.06.1979, nga Kosova i ashtuquajtur Komandant NATO për të cilin kishte dyshime se është një nga udhëheqësit e grupit të armatosur. Arriti konfirmimi pozitiv për identitetin e Beg Rizajt i lindur më 25.12.1977, nga Kosova i njohur si komandant Begu. Nga të vrarët, është konfirmuar identiteti i Nusret Kaloshit i lindur më 18.04.1975, shtetas i Maqedonisë", njoftojnë nga MPB-ja.
Në njoftimin publik nga MPB-ja shkruhet se vazhdon identifikimi edhe i trupave tjerë të gjetur. Fillimisht, u raportua se janë gjetur gjithsej 14. Por burime të sigurta policore thonë se ai ishte numër nga terreni, dhe se ka variacione të mundshme të vogla në numrin përfundimtar. Nga burime të tjera spekulojnë se ka mundësi që numri i viktimave në të vërtetë të jetë 10. Zyrtarisht, Ministria e Brendshme nuk bëri komente mbi këtë çështje. Përveç se është konfirmuar identiteti i Ndrecajt dhe Rizajt, nga MPB-ja thonë se vazhdon identifikimi edhe i 30 të arrestuarve të tjerë. Zyrtarisht, ajo që mund të shihet nga fotografitë e djeshme të aksionit, u konfirmua se në polici është Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli. Alsat M, që dje njoftoi se përveç Sokolit, MPB-ja në Kumanovë ka arrestuar edhe Muhamed Krasniqin i njohur si komandant Malisheva dhe komandant Junikun, Demë Shehun. Deri tani, policia nuk e ka konfirmuar lajmin, për shkak se sipas informatave jozyrtare, Malisheva dhe Juniku kanë dhënë identitet të rremë, dhe ende pritet konfirmim përfundimtar. Siç raportuam edhe dje, është thuajse e sigurt se të pesë personat që janë konsideruar si udhëheqës të grupit të Kumanovës, të gjallë ose të vdekur, janë në duart e policisë

Ndrecaj_Begu_1

Ramush Haradinaj: Ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga "patriotët etnikë"


Ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga "patriotët etnikë", por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara të këtij rajoni.
Lëvizjet për ndryshim këto qeveri nuk do të mund t'i ngulfasin duke përdorur dhunën apo konfliktet e paqena ndëretnike.
Ne si Aleancë distancohemi nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në çfarëdo forme të dhunshme, por edhe njëherë potencojmë se i vetmi rrezik që ka rajoni, qëndron tek qeveritë e kriminalizuara dhe të korruptuara.
RH

Sali Berisha: Maqedonia po rrokulliset



Maqedonia po rrokulliset, shqiptaret nuk mund te mbajne nje shtet qe shumica nuk e do si te tille!
Te dashur miq, pamjet horror, shtepite e rrafshuara qe vijne nga Kumanova, te vraret dhe te plagosurit e shumte deshmojne per shkallen e terrorit te eger shteteror qe qeveria e Maqedonise perdori ne lagjen shqiptare ne Kumanove. Permasat e operacionit, vendi i kryerjes se tij, mungesa e transparences dhe manipulimi i zhvillimeve dramatike nga qeveria e Maqedonise flasin me shume per nje skenar te organizuar, mundet nga autoritetet e Shkupit ose miqte e tyre. Mjafton te kujtoj ketu se grupi i armatosur nje here u paraqit si grup trafikantesh, me vone si terrorist islamik me uniforma te zeza te ISIS, e kur doli se edhe per uniformat genjyen atehere e shpallen UÇK, por kesaj here iu ngeli ne dore kjo UÇK sepse ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni asnje faktor shqiptar nuk e njeh dhe nuk e mbeshtet.
Terrori shteteror ne Kumanove nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur por si nje vazhdimesi aktesh dhe qendrimesh te hapura antishqiptare te autoriteteve maqedonase, apo ekstremistve maqedonas te frymezuar edhe nga politika zyrtare e Shkupit. Nje nder keto akte tejet te renda zyrtare eshte dhe procesi "monstra", ne te cilin autoritetet siç del nga pohimet e ministres se brendshme denuan per vrasje te 5-fishte pa prova me burgim te perjetshem 5 shqiptare, gje qe shkaktoi protesta te drejta masive te qytetareve shqiptare ne Shkup dhe qytete te tjera.
Te gjitha keto zhvillime deshmojne se Shkupi zyrtar mesa duket ka mbrritur ne perfundimin se ne Maqedoni, Republiken e Aleksandrit dhe luaneve te tij, nuk mund te jetohet me shqiptaret qe jane aty shume e shume kohe para se Olimbia te lindte Aleksandrin apo para se luanet te mberrinin keto vite ne republiken e tyre.
Reagimi i komunitetit nderkombetar eshte per t'u pershendetur. Ai ka bere investime te medha qe ne vitet 90 e ne vazhdim per garantimin, paqen dhe stabilitetin e ketij vendi. Por nisja sa me pare e nje hetimi serioz nderkombetar per terrorin shteteror te autoriteteve te Maqedonise ne Kumanove dhe per procesin "monstra", eshte jetik per te parandaluar nje pershkallezim te metejshem te rrokullisjes te ketije vendi me rendesi te veçante startegjike per paqen, stabilitetin ne rajon.
Duke ju bere thirrje shqiptareve te shmangin me gjakftohtesi cdo akt dhune dhe konfliktualiteti, theksoj se askush nuk duhet te mendoj se shqiptaret mund te mbajne ne kembe nje shtet, te cilin shumica maqedonase, ose te pakten perfaqesuesit e saj ne pushtet, nuk e duan si te tille!! sb

Kim Mehmeti - “Filloi ikja e minjve nga anija e regjimit DPMNE-BDI



“Filloi ikja e minjve nga anija e regjimit DPMNE-BDI që është duke u fundosur! Të parët që atë e braktisën janë kryesorët që burgosën e vranë shqiptarë të pafajshëm! Por ata nuk e braktisën atë pse ishin të tillë, as pse këtë e kishin kërkuar ndonjëherë mbështetësit e tyre shqiptarë nga radhët e BDI-së e PDSH-së, por duhej të largoheshin pse kësaj radhe nuk ia dolën ta mbulonin siç duhet gjakun e shqiptarëve dhe policëve të pafajshëm, të cilëve dikush ua kurdisi lojën në Kumanovë, si dhe flakën që dogji shtëpitë e kumanovarëve! Dhe përderisa vazhdon fundosja e këtij regjimi, ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se këtë regjim kriminelësh, e mbajtën në këmbë edhe kryekriminelët e BDI-së dhe PDSH-së! Pra kurrë nuk duhet të harrojmë se ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, deshqiptarizimi i Shkupit dhe i Maqedonisë..., kurrë nuk do ndodhnin nëse ky regjim nuk do kishte mbështetjen e BDI-së dhe PDSH-së! Gjithashtu kurrë nuk duhet harruar se këta kryekriminelët e BDI-së dhe PDSH-së, nuk do mund të bëheshin as loparë fshati, po të mos ishin të maskuar me pendlat e rrejshme patriotike e atdhetare, se ata nuk do mund të bëheshin as drejtues të kooperativave bujqësore, po të mos e gënjenin popullin me kinse përkrahjen që kanë nga ‘miqtë perëndimorë” dhe po të mos kishin mbrapa vetes mbështetjen e vërtetë të disa fëlliqësirave politiket të Tiranës e Prishtinës zyrtare! Mos harroni pra kurrë as të vërtetën se gjitha këto tragjedi na ndodhën duke pasur Avokatin e Popullit shqiptarë, për të cilin kurrë nuk u murr vesh se a i shërbente popullit, apo djajve të këtij regjimi!? Njësoj siç nuk duhet harruar as mëkatin dhe turpin tonë kolektiv, pra as të vërtetën se neve na ndodhnin “Sopotat’, ‘Brodecët’, ‘Monstrat’, likuidimet, burgosjet dhe dëbimet e dhjetëra figurave emblematike të UÇK-së, ‘Shkupi 2014’... e ne vazhdonim t’u duartrokasim e t’i votonim ‘Rrahman Morinat’ tanë, të cilët as nuk e fshihnin se punëdhënës e shok për kokë e kishin drejtorin e policisë sekrete maqedonase, gjë që shpaloste mendësinë tonë dominuese politike, mendësi të mbetur aty ku ishte gjatë viteve socialiste, gjatë kohëve kur më shumë e çmonim cubin e fshatit të miqësuar me inspektorët policorë, se sa akademikun apo profesorin! Anija e regjimit antishqiptarë me një parti shqiptare në të – pra ajo e regjimit DPMNE-BDI, ka filluar të fundoset, por nuk duhet lejuar që së bashku me të, të mbytet edhe guximi ynë për të kërkuar përgjegjësi nga kryesuesit e BDI-së e të PDSH-së, nga ata që ishin dorë e zgjatur e regjimit, dorë që na mbante për fyti neve shqiptarëve të këtushëm, dorë po aq e përgjakur e mëkatare, sa ajo e këtij regjimi që vrau e burgosi shqiptarë të pafajshëm!”

Mesazhi i luftëtarit: Motër me siguri do vritem, mu kanë vra shumë shokë! Nuk kemi asnjë plumb! Na tradhtuan!

Mesazhi i luftëtarit: Motër me siguri do vritem, mu kanë vra shumë shokë! Nuk kemi asnjë plumb! Na tradhtuan!

Është trishtues dhe rrëqethës rrëfimi i fundit nëpërmjet telefonit i njërit prej luftëtarëve që me siguri ka mbetur i vrarë në luftimet në Kumanovë. Biseda rrëqethëse këputet pas pak, asnjë shenjë më dhe asnjë gjurmë... vetëm të shtënat e fundit dëgjohen. Ai i lë amanet motrës ngushëllimin për nënën.
“Me siguri do të vritemi! Nuk na ka mbetur asnjë plumb, mu kanë vrarë shumë shokë, po të kishim municion akoma do luftonim, ... edhe këtë vend të trimave do ta mbushnim me varre të tyre. Na tradhtuan motër, por mos më qani e kemi pagur veten.
Mos e le nanën të mërzitet së baba është ma i fortë”.
Dhe këtu merr fund gjithçka, ndihen të shtënat!

Reagon Donika Kadaj - Bujupi ..


Pas tendencave për spekulime me tituj nga portalet e ndryshme me qëllim që ta hutojnë opinionin për qendrimin tim zyrtar lidhur me ngjarjen e Kumanovës, po ju përcjellë transkriptin e tërë asaj që kam thënë për këtë ngjarje!
---------------------
Na vjen shumë keq edhe për lajmin e hidhur për një ish-kolegun tonë i cili po thuhet se është i vdekur edhe pse ne nuk kemi asnjë informatë zyrtare. Ai ka qenë një ndër njerëzit i cili në luftën e fundit në Kosovë bashkë me familjen e tij ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës.
Për përfshirjen e tij në Maqedoni nuk kemi asnjë informatë dhe nuk e dimë se çfarë po ndodh atje. Gjithsesi na vjen keq për tërë dhunën që po ushtrohet, i thërrasim të gjitha palët për qetësi dhe përmbajtje.
Ndërkohë thërrasim bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe që të bëhet një hetim i pavarur në mënyrë që të gjitha të bëmat atje, sidomos në raport me civilët, me fëmijët, gratë, të bëhet publike dhe të jenë të dhëna të sakta dhe të pavarura.
Kur ushtrohet dhunë ndaj civilëve, fëmijëve, qytetarëve të pafajshëm, të gjithë duhet të dalim të unifikuar dhe në mbrojtje të tyre.

Tuesday, May 12, 2015

Stli dhe cilesi tek “Boutique Selfie” .. FOTO

  • “Boutique Selfie” eshte nje butik qe ploteson kerkesat e cdo klienti ,per cdo moshe.

Ne kemi nje eksperience te gjate ne treg me tregetimin e veshjeve te ndryshme .Gjithcka ne ofrojme eshte e lidhur ngushte me kerkesen dhe shijen e klientit.Stili dhe cilesia e produkteve qe ne ofrojme na bejne unik ne treg gje qe ka sjelle dhe suksesin tone ne treg.Gjithe markat e produkteve qe ne ofrojme jane te njohura ne tregun nderkombetar per moden e fundit dhe cilesine qe ofrojne.Tek butik “Selfie” do te gjeni moden e fundit te veshjeve per meshkuj,veshje per te gjitha stinet me material dhe cmim te leverdisshem..

"#The man’s ideals may be changing fast, but his classic looks are made to last.."

"Boutique Selfie" gjendët ne Prizren tek Stacioni i Autobusave -

*Rruga; De Rada *Pronar; H, Paçarizi

*Kontakti; 045/513/465






Qeveria Gruevski drejt shembjes, dorëhiqen tre ministra

foto (3)
Pas dorëheqjes së ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, qeveria e Gruevksti është goditur edhe nga një valë shkarkimesh.
Ministri i Transportit Mile Janakievski dorëhqiet ku në vend të tij zgjidhet Vlado Misajlovski. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Raportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtar. Në vend të Jankullovksës emërohet Mitko Çavkov.
Abdylaqif Ademi është ministri i radhës që a dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Arsimit.
Gjithashtu edhe Drejtori i DSK-së (Shërbimi Informativ maqedonas), Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

Dorëhiqet Gordana Jankullovska

Dorëhiqet Gordana Jankullovska

Ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska dorëhiqet nga posti Ministre e brendshme. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë.  Raportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë.

Monday, May 11, 2015

Pamje e Lagjes se Trimave ne Kumanove 1 dite pas.. FOTO



Pamje e Lagjes se Trimave ne Kumanove 1 dite pas largimit te ushtrise maqedonase !


























EKSKLUZIVE: Lista e personave të arrestuar

Policia_Kumanove

iKos-ks në vazhdim ju sjell listën e personave të arrestuar nga ana e policisë, pas përleshjeve që u zhvilluan në Lagjen e Trimave në Kumanovë. 
1.Kenan Iseni, Kumanovë
2.Fadil fejzullahu, Kumanovë
3.Demë Shehu, KOsovë (Juniku)
4.Sami Ukshini, Kosovë (Sokoli)
5.Irfan Lutfiu, Kumanovë
6.Arsim Bajrami, Kumanovë (polic nga Vaksinca)
7.Fadil Elshani , Kosovë
8.Esat Kafexholi, Kosovë
9.Ardijan Bujari, Kosovë
10.Andi Krasniqi, Kosovë (Muhamed Krasniqi- Malisheva) 11.Shefket Avaqi, Kosovë
12.Lirim Demiri, Kumanovë
13.Ajrush Avdia, Kosovë
14.Betim Kartashi, Kosovë
15.Genci Sefa, Shqipëri
16.Lendrit Rustemi, Kosovë
17.Enver Klain, Gjermani (me shtetësi gjermane)
18.Rufki Dogani, Kosovë
19.Nasuf Bekiri, Haraçinë
20.Valdet Zekaj, Kosovë
21.Bajram Elshani, Kosovë
22.Nexhmetin Lika, Tetovë
23.Lirim Krasniqi, Kosovë
24.Sevdail Miftari, Kumanovë
25.Fatmir Reçica, Kosovë
26.Beg Bajra, Kosovë (Beg Riza, komndant begu)
27.Fejzulla Rushitovski, fshati Brezë
28.Besnik Ajdini, Kumanovë

Rapsodi Xhemajl Berisha dridh zemrat e qdo shqiptari me ..



Rapsodi Xhemajl Berisha dridh zemrat e qdo shqiptari me keto vargje ..

Nji Kopil Maqedoni
Nji Kopil Maqedoni
Granaton si N' Siri
N' Kumanov ne Shqiptari
Nuk kursen Gra as Femij..
Djeg Shtepija ane e Mban
Si Terrori N' Avganistan
Thot po ndjeku Terrorist
I Vran Shqipet N' prag te Shpis..
Terrorista ska n ket Ven
Ketu asht Shqipja Den Baba Den
Ket Terror po e bon Ti
Je nji Gjak me Serbi..
O Kopil mbaje N' Men
Herdokur S' dot jesh N' ket Ven
Kopil ke ardh Kopil dot shkosh
Nese prej Shqipes Gjall dot Pshtosh..
K'si Kopili nuk je veq Ti
Shkjau Greku Mali i Zi
Tokat Tona i keni Zaptu
Gjall asht Shqipja ka mej Bashku..

Me 11, 05, 2015
Autor : Xhemajl Berisha
  
 Gjilan