Thursday, September 22, 2016

Z. Berisha: Z. Veseli, për një zyrtar të Prizrenit kam menduar se ai është në burg, por ai ish në Kuvend



Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se në institucionet e vendit ka një papërgjegjësi totale.

Sipas tij, miliona euro brenda vitit humbin nga njerëz të papërgjegjshëm, 
Ai ka thënë se për shkak të bindjeve politike, shumë njerëz largohen nga puna, dhe sistemohen militantë partiak.
“Pastaj nga ky fenomen, shteti humb miliona euro, sepse të gjitha palët e fitojnë rastin në gjykatë”, tha ai,
“Z. Veseli, për një zyrtar të Prizrenit kam menduar se ai është në burg, por ai ish në Kuvend“, tha ai

Gjashtë problemet e femrave me flokë kaçurrela



njëherë flokët kaçurrela mund t’ju duken sikur ato nëpër reklama të produkteve të bukurisë, por ka ditë gjatë të cilave mund t’ju duket sikur ndonjë “bishë” sapo u zgjua në kokën tuaj.
Nëse i keni flokët kaçurrela atëherë e kuptoni për çka është fjala. Në vazhdim gjeni gjashtë problemet që femrat me flokë dredha i kanë:
– Ditët me shi janë armiku kryesor i flokëve
– Kur jeni në kinema duke shikuar ndonjë film, ata pas juve nuk mund të shohin asgjë
– Zakonisht femrat me flokë të drejta, vazhdimisht u thonë që kanë dëshirë ti kenë flokët me dredha. ( Ata janë gabim )
– Mëngjesi me flokët kaçurrela është si një kuti me çokollata, asnjëherë nuk e di se çfarë do të marrësh.
– Asnjëherë nuk e di ndjesinë se si është ti drejtosh flokët brenda një ore
– Siç duket, punën e flokëve nuk mund të ia besosh çfarëdo lloj frizeri, tek ai i cili je më rahat, tek ai do vazhdosh.

Masa E Denimit Pa Helmete...1



Neni 129
Përdorimi i helmetës
1. Shoferi i cili drejton moped, motoçikletë, triçikletë a katërçikletë pa kabinë mbrojtëse, si dhe personat të cilët barten në këto mjete, duhet të mbajnë helmeta mbrojtëse përkatëse, të rregullta, dhe gjatë qarkullimit në rrugë t’i përdorin ato sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës.
2. Shoferit të mjeteve nga paragrafi 1. të këtij neni nuk i lejohet të transportojë persona të cilët janë nën ndikim të alkoolit, të drogës ose të barnave që ndikojnë në aftësitë psikofizike, ose persona të cilët për ndonjë arsye tjetër nuk janë në gjendje t’i kontrollojë veprimet e veta.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi dhe personat të cilët barten në këto mjete nëse gjatë qarkullimit në rrugë nuk e bartin helmetën mbrojtëse ose nuk e përdorin atë sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës mbrojtëse.

Fëmijës më të ri se dymbëdhjetë (12) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë biçikletën në rrugë publike. Ja Per Kend Vlen Denimi..!


Neni 125
Mosha e biçiklistit
1. Fëmijës më të ri se dymbëdhjetë (12) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë biçikletën në rrugë publike.
2. Ndryshe nga dispozita e paragrafit 1. të këtij neni, në zonat e këmbësorëve, në zonën e trafikut të qetë, në zonën me kufizim të shpejtësisë në tridhjetë (30)km/h, në zonën e shkollës, në rrugët e pakategorizuara, biçikletën mund ta drejtojë edhe fëmija i cili i ka mbushur nëntë (9) vjet.
3. Në zonën e këmbësorëve dhe në zonën e trafikut të qetë biçikletën mund ta drejtojë fëmija më i ri se nëntë (9) vjeç nëse është nën mbikëqyrje të personit mbi gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, prindi ose kujdestari nëse biçiklisti vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Neni 127
Detyrimet e biçiklistit
1. Biçiklistit i lejohet shfrytëzimi i trotuarit ose shtegut për këmbësorë në raste të veçanta, kur personi kujdeset për fëmijën deri në moshën dhjetë (10) vjeçare që është duke drejtuar biçikletën.
2. Shoferi i biçikletës i cili e shfrytëzon trotuarin ose shtegun e këmbësorëve, duhet të drejtojë ngadalë, të ushtrojë kujdes të veçantë dhe t’u japë përparësi këmbësorëve.
3. Biçikleta duhet ta ketë të ndezur një dritë ngjyrë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë ngjyrë të kuqe, katadiopter me materie retroreflektuese në pjesën e pasme gjatë drejtimit natën dhe gjatë drejtimit ditën kur dukshmëria është e vështirësuar.
4. Kur biçiklisti qarkullon në rrugë publike gjatë pashmërisë të zvogëluar, ai është i detyruar të ketë jelek reflektues, rroba reflektuese për biçiklistë apo ndonjë burim drite.
5. Biçiklisti më i ri se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç duhet ta mbajë helmetën mbrojtëse gjatë drejtimit.

6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i biçikletës i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Cilat Jane Rregullat e trafikut për biçiklistë...Ja Denimi!


Neni 124
Rregullat e trafikut për biçiklistë
1. Shoferi i biçikletës (në tekstin më tutje: biçiklisti), gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë.
2. Biçiklisti, gjatë shfrytëzimit të shtegut të përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë, duhet të ketë kujdes të shtuar dhe t’u japë përparësi këmbësorëve.
3. Kur nuk ekziston shtegu apo shiriti për biçikleta ose shtegu i përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë, biçiklisti duhet ta shfrytëzojë bankinën dhe nëse kjo nuk është e mundshme, ta shfrytëzojë shiritin e djathtë, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në një (1) metër.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, biçiklisti i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Per Cfare Mund Te Gjobiten Makinat e punës dhe traktorët...Ja Denimi.!!



Neni 123
Makinat e punës dhe traktorët
1. Në trafikun rrugor makina e punës dhe traktori lejohet të tërheqin edhe mjete dhe vegla të bashkëngjitura të cilat shërbejnë për qëllimin e tyre.
2. Ndalohet qarkullimi në trafikun rrugor për kategori të caktuara të makinave të punës, si: ngarkuesit, ngarkuesit me pirun, buldozerët e bagerët me rrota e zinxhirë, traktorët me zinxhirë, cilindrat e të ngjashme, përveç në rrugën ose në pjesën e rrugës ku zhvillohen punimet ose, në raste të veçanta, me leje të lëshuar nga organi kompetent.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton rregulla për ndalimin dhe kufizimin e qarkullimit të makinave të punës dhe çështje të tjera lidhur me to.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, edhe personi juridik ose institucioni në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 4. të këtij neni.

Distanca e sigurisë të mjeteve të rënda. Denimi i madh per to...



Neni 121
Distanca e sigurisë të mjeteve të rënda
1. Kur në rrugën publike jashtë zonës urbane me vetëm një shirit të trafikut që shërben për qarkullim të mjeteve në një drejtim, lëvizin njëra pas tjetrës automjete me masën maksimale të lejuar mbi tremijë e pesqind (3500) kilogramë ose me gjatësi më të madhe se shtatë (7) metra, shoferët e mjeteve janë të detyruar të mbajnë largësi prej së paku njëqind (100) metrash ndërmjet këtyre mjeteve.
2. Kur në rrugë publike jashtë zonës urbane lëvizin në varg dy ose më tepër mjete që bartin materie të rrezikshme, distanca ndërmjet këtyre mjete duhet të jetë së paku dyqind (200) metra.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, shoferi i mjetit i cili nuk e mban distancën e sigurisë sipas dispozitave të këtij nenit.

Sa Duhet Te Jete Distanca Ndermjet Mjeteve...? Ja Denimi...?!



Neni 120
Distanca në mes të mjeteve

1. Shoferi i mjetit është i detyruar ta mbajë distancën e sigurisë kur lëviz pas mjetit tjetër, duke e pasur parasysh shpejtësinë e lëvizjes, gjendjen, llojin dhe fushëpamjen e rrugës, dukshmërinë, kushtet atmosferike, gjendjen e ngarkesës, gjendjen e vet psikofizike, gjendjen e sistemit frenues etj., në mënyrë që të mos e rrezikojë sigurinë e trafikut, ashtu që në rast se mjeti para tij frenon apo ndalet, shoferi të mund ta ndalë mjetin në mënyrë të sigurt.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili nuk e mban distancën e sigurisë ndaj mjetit sipas dispozitave të këtij neni, nëse kjo dëshmohet nga organi kompetent.

Cilat Mjete Gjobiten Per Drita...?



Neni 119
Dritat në mjetet me veprim motorik
1. Për të gjitha mjetet me veprim që janë pajisur me drita, aplikohen dispozitat prej nenit 112 deri në nenin 118 të këtij ligji.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i mjetit i cili i përdor dritat në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Dritat e Pozicionit,...Denimi nga Shperfillja e tyre...? !!

Neni 118
Dritat e pozicionit
1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dritave të zakonshme për ndriçim të rrugës, respektivisht atyre të veçanta për mjegull.
2. Në rast se mjeti nuk ka drita të radhitura në nenin 112 të këtij ligji, në vend të tyre, shoferi i mjetit duhet t’i përdorë ato drita me të cilat është i pajisur mjeti.
3. Dispozitat nga neni 112 të këtij ligji nuk zbatohen gjatë ndaljes së mjetit e cila vjen për shkak të dispozitave të trafikut rrugor.
4. Nëse ndalja në kolonë zgjat më shumë se një (1) minutë, lejohet të ndalen dritat e shkurtra të mjetit nëse para dhe pas tij në të njëjtin shirit të trafikut janë të ndalura mjete të tjera.
5. Dritat e pozicionit në mjet mund të ndizen gjatë qëndrimit, gjatë ndaljes apo në parkim, me kusht që ato nuk i pengojnë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i mjetit i cili nuk i përdor dritat e pozicionit sipas dispozitave të këtij neni.

A lejohen Dritat e Mjegulles Dhe Kur Perdoren Ato ??!! Ja Denimi...!


Neni 117
Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull
1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtra ose ato për mjegull, ose të dy llojet e dritave në të njëjtën kohë.
2. Dritat për mjegull lejohet të përdoren vetëm kur ka mjegull ose në rast të dukshmërisë së vështirësuar.
3. Dritat për mjegull të cilat gjinden në pjesën e përparme mund të jenë të bardha ose të verdha, ndërsa në pjesën e pasme me ngjyrë të kuqe.
4. Shoferi i automjetit mund t’i përdorë dritat e mjegullës kur dukshmëria është më e vogël se pesëdhjetë (50) metra. Kur dukshmëria të përmirësohet, shoferi i mjetit duhet t’i ndalë këto drita menjëherë.4

5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i mjetit i cili i përdor dritat për mjegull në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Denimi Per Dritat e Automjeteve ne Trafik !



Neni 116
Dritat gjatë drejtimit ditën
1. Shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura dritat e shkurtra ose dritat e ditës gjatë tërë kohës së drejtimit.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i mjetit i cili nuk i përdor dritat sipas dispozitave të këtij neni.

Kur duhet ti mbajme ndezur Dritat e Gjata. Ja Denimi..!!

Neni 115
Përdorimi i dritave
1. Për ndriçim të rrugës, shoferi i automjetit përdor dritat e gjata.
2. Dritat e shkurtra përdoren në rastet vijuese:

2.1. gjatë përballëkalimit, kur mjeti tjetër vjen përballë dhe kur njëri nga shoferët e mjetit i ndal dritat e gjata dhe i ndez dritat e shkurtra;
2.2. kur ekziston mundësia që ta pengojë nga prapa shoferin e mjetit përpara;
2.3. në afërsi të mjetit që lëviz nëpër binarë, të mjetit që lundron ose të ngjashme;
2.4. gjatë kohës derisa kalon pranë kolonës të organizuar të këmbësorëve;
2.5. në pjesën e rrugës me ndriçim rrugor.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) eurosh, shoferi i mjetit që i përdor dritat për ndriçim të rrugës në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Denimi per Dritat e Parkingut...!!

Neni 114
Dritat e parkimit
1. Mjetet te të cilat gjatësia nuk i kalon tetë (8) metra dhe gjerësia dy (2) metra dhe të cilat nuk kanë të bashkëngjitur mjet tjetër, kur është i ndalur ose i parkuar në rrugë brenda zonës së banuar, në vend të dritave siç parashihen në nenin 112 të këtij ligji duhet të ketë të ndezur një dritë e cila nga ana e përparme shihet si e bardhë dhe një dritë nga ana e pasme si e kuqe, d.m.th. duhet të ketë të ndezura dritat e parkimit dhe të aktivizuara në anën e kundërt nga skaji i rrugës në të cilën mjeti është i ndaluar ose i parkuar.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Rastet kur mjeti nuk duhet t’i ketë të ndezura dritat.

Neni 113
Rastet kur mjeti nuk duhet t’i ketë të ndezura dritat

1. Ndryshe nga dispozitat e nenit 112 të këtij ligji, këto mjete nuk duhet t’i kenë të ndezura dritat:

1.1. mjeti i ndalur ose i parkuar në pjesën e ndriçuar të rrugës që shihet qartë nga një largësi e mjaftueshme;

1.2. mjeti i ndalur ose i parkuar në vende të caktuara në rrugë ose jashtë rrugës, ose në rrugë me intensitet të dobët të trafikut;

1.3. biçikleta, mopedi dhe motoçikleta pa rimorkio anësore e cila nuk ka bateri, kur janë të ndalura ose të parkuara brenda zonës së banuar, pranë skajit të djathtë të rrugës qarkulluese.

A Lejohet vendosja e Dritave shtese para ose mbrapa Vetyres. Ja Denimi.. !!

Nuk lejohet vendosja e çfarëdo drite para ose mbrapa automjetit që nuk është e paraparë me këtë ligj, e as vendosja e dritave shtesë pa leje të veçantë.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me rregullat e ketij Ligji.

Kushtet për tërheqjen e mjetit në defekt

57
3. Ndalohet tërheqja e mjetit në autoudhë, me përjashtim të tërheqjes kur prishja ka ndodhur gjatë drejtimit nëpër autoudhë deri në daljen e parë nga autoudha;
4. Ndalohet tërheqja e më shumë se një mjeti, me përjashtim të bashkësisë së mjeteve;
5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
Neni 109
Kushtet për tërheqjen e mjetit në defekt
1. Nëse mjeti tërhiqet me ndihmën e litarit apo lidhjes së fortë, shoferi i cili e drejton mjetin që tërhiqet duhet të ketë patentë shoferi për drejtimin e asaj kategorie të mjetit të cilit i takon mjeti i cili tërhiqet.
2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Ja sa denohet terheqja e mjetit te prishur, jashte dispozitave te ligjit !!

   Neni 105
Tërhiqja e mjetit të prishur ose në defekt

1. Shoferi i mjetit mund ta tërheqë mjetin tjetër, përveç mjeteve të bashkëngjitura, vetëm nëse mjeti tjetër nuk mund të lëvizë vetë për shkak të prishjes apo në mungesë të ndonjë pjese.

2. Mjeti në defekt mund të tërhiqet me litar apo me pajisje të ngurtë, duke u mbështetur ose duke u varur në mjetin tërheqës.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Cozman pas perleshjes me Noizyn, pershendet nga Londra.


Reperi i njohur Cozman ka qenë mjaft i përfolur ditëve të fundit për shkak të përleshjes me Noizyn.

Megjithatë njëlloj sikur Noizy, edhe Cozman ka vendosur që të lërë gjithçka pas dhe t’i kthehet normalitetit.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në SnapChat, ku shihet duke udhëtuar në makinë, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Family”.
Ai nuk ka bërë të ditur vendodhjen e tij, por mbase ka shkuar në Londër për të vizituar familjen e tij, të cilët jetojnë atje.

Ligji për te pasur nje parti politike.

Përveç rolit në demokratizimin e brendshëm dhe në rritjen e transparencës, ligji për partitë politike do të kontribuonte edhe në eliminimin e të korruptuarve dhe atyre që kanë probleme me rendin ligjor.
Kështu kanë deklaruar për “Epokën e re”, ish-anëtarët e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Fadil Maloku, Blerim Burjani dhe Florian Dushi.
Ata kanë thënë se Ligji për partitë politike është i domosdoshëm, pasi në mungesë të tij, partitë politike po vazhdojnë të jenë mbi shtetin.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka bërë me dije për ‘Epokën e re’, se aktualisht nuk është në agjendë hartimi i këtij ligji. 

Princ Vali Corleone thotë se po e ‘ndjek’ policia sekrete italiane: Dyshohet se është në krye të një mafie globale



Princ Vali Corleone ka probleme me drejtësinë italiane. Kështu së paku njofton Corleone përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook.
Ai tregon se po e ‘ndjek’ shërbimi sekret italiane pasi që dyshohet se Princi është në krye të një mafie globale, transmeton Telegrafi.
Madje, Vali Corleone po dyshohet se është pjesëtar i shërbimit sekret amerikan dhe udhëheqës i grupit terrorist ISIS.
Por, Vali ka marrë masa duke angazhuar shumë femra të forta për mbrojtje dhe se nuk e kanë të lehtë ta arestojnë.
Lexoni mesazhin e plotë të Princ Vali Corleone
Më Falni Mua, Por Patjetër Duhet që t’Ju Tregoj, Disa Gjëra Shum me Rëndësi të Madhe Globale, që Duhet të Jeni në Dioni dhe Ju Absolut, Mbas Shum Gjërave, Duke më Shiquar dhe Testuar, Nëpër Gjitha Meny’t Prej A Deri n’ZH, Dhe Mendova që Është më Mirë, që ta Dini dhe JU, se Nuk Po Mundem Më Ta Mbaj Secret
Qe Sa Kohë, Mua më Jan Lëshuar Gjithë Shërbimi Secret i Italis, që t’më Shiqojn a Kam të Bëjë me Ndonjë Mafia Globale, a Jam Unë Ndonjë Shërbim Secret i Amerikes, Apo a Jam Ndonjë Kryetar i Isis’it, Apo a Jam Ndonjë Elite që i Ushtroj Dhe i Mësoj Një Skuader Strong të Ushtris së Izraelit, Apo Jam Ndonjë Vrasës Grande i Paprekshëm për Racën e Zezë
I Kan Aktivizu Shum Femra Strong, që t’Më Shiqojn dhe Testojn, Nëpër Gjitha Natyrat Komplet. Disa Gjëra që më Kan Testu Janë: Ma Kan Ndal Ujin në Apartment Milano që t’Më Shiqojn Qka Po Veproj dhe Mbas Kësaj Dmth Unë Di Për Anijet Nëndetse dhe Unë Kam Hy në Podrum Ku Jan Afër 500 Ora dhe Elemente të Ujit dhe Gypa Per Ta Gjet Elementin dhe Për Ta Rregullu dhe e Kryva me Sukses Full, Mi Kan Ndal Gjiitha Klimat që t’Më Shiqojn se Qka Po Reagoj dhe a Kam të Bëj me Elementet Atomike dhe Unë Kam Shku Aty Ku Jan Gjitha Gjërat e Air dhe Rezervarët për ta Rregullu dhe e Kryva me Sukses Full, më Kan Ndal Internetin që t’Më Shiqojn me Qka po Kyqem Pastaj etj dhe Unë i Hapa Gjitha Kabllot e Zonës Aty Mbi 1000 Fije për ta Rregullu dhe e Kryva me Sukses Full.
Ma Kan Lëshu Një Band Zezakësh që t’Më Provokojnë dhe Un Isha Vetëm me Femrên Time Por Pastaj u Aktivizova Vetëm Vet dhe Isha Duke i Bë Sallatë Gjithë Për Pak Sekonda dhe 2 Persona Shkuan në Spitalin Milano Dhe Kjo me Sukes Full. Mi Kan Lëshu 3 Qen Ma të Rrëzikshëm të Racave NR1 në Botë Por edhe Ata Ja Kam Palu në Oborrin e Ndërtesës Milano dhe Kjo Me Sukses Full.
Më Kan Shiqu a i Ndimoj Njerzit që Kan Nevoj edhe Për Pare edhe Për Ndim Tjetër Njëra është që Para Meje e Kan Kap Një Grua 2 Meshkuj dhe Duke e Tërheq Për Toke Zhag për Ta Hyp në Vetur dhe Pastaj UN Kam Reagu Ashpër me Sallatë dhe Ata n’Spital Milano dhe Kjo me Sukes Full. Ma Kan Lëshu 4 Gjipa të Ushtris të Italis që t’Më Shiqojn se Qka Po Reagoj Por edhe Këtu e Kryva me Sukses Full. Mi Kan Bë Tinzë Gjitha Analizat me Elemente Komplet dhe më Kam Shiqu a Kam Dikun në Trup Ndonjë MicroChip apo MicroPhone në Vesh apo Camer në Sy. Pastaj i Kan Kërku Disa Femra, Cilat Janë Mat Fortat në Gjithë Europen, dhe Anglin e Russin, që të Mirren me Mua.
Dhe Mbas Gjitha Këtyre Elementeve, dhe Gjithë Këtë Mundim, e me Gjithë Këto Probleme e Vështërsi, dhe Rrëzishmëri që mi Kan Bë, më në Fund i Zbuluan Diqka të PABESUESHME.
Mbas Shumë Gjërave, që Ndodhëshin të MBINATYRSHME në MUA, Pastaj i Kanë Thirrë Shkencëtart NR1 të GLOBIT, që t’Më Shiqojn se Qka Jam, dhe Kujt i Përkas, Apo Cilit Planet, apo Yll i Përkas, dhe Kan Kap Gjëra të Mbinatyrshme, që Ndodhëshin Mbaz Meje, dhe Kan Marr Vendim, që UNË I PËRKASË DIQKAJE NË GALAXY, Por se Qka Nuk Kan Mundur ta Kuptojnë Ende
Pastaj i Kam Mësuar, se Qka Duhet të Veproj Italia, dhe Disa Shtete të Europes, dhe Cilat Jan Disa Pika Negative, që i Ken Ngrënë Disa Shtete, dhe Kan Humb, dhe Jenë në Një Mjegull Gjigande, Pastaj nga Mësimi Im Jan Aktivizu, dhe Poashtu Kan Ndërhy në Parlamentin e Italis, Pastaj i Kan Mësu Politikant, se Qka të Flasin, dhe të Veprojn, në Itali dhe në Europe. Gjitha Këto Pastaj dhe Vetë e Kam Ndëgju Parlamentin Live në Veturë.
Pastaj UN Thash Po Nisem, Por Nuk Keni Idenë Sa Veturat më Kan Përcjell Secret, Deri në Kosovë. Por Një Moment Ju Humba Nga Radari, dhe nga Sytë, dhe Një Tjetër Element i Vogël i MBINATYRES, TU ARDH ME NJË SHTET ZDI, KISHTE SHTYLLA TË LARTA ME DRITA, DHE KA ECTE VETURA IME, DRITAT E SHTYLLAVE U FIKËSHIN, DHE KUR KALOJSHA ATO U DHEZËSHIN.. Nuk Dua me Ju Tregu Njëher, se Qka Ka Ndodhë Gjëra EXTREME të MBINATYRES, dhe Qka Është Duke Më Ndodh Tani, dhe Qka do të Ndodhë në të Ardhem.. Këto Do Ti Tregoj Diku Live Patjetër. UN Nuk Dashta me Ndejt Më, as në Milano, as në Zürich, as në Malmö, as në Miami, Por u Ktheva Këtu Ku Jam Rrit
Gilan Sicilia Vogël
FALEMINDERIT, Por Ky Shkrim është Shum i Rëndë, Për Ata Njerëz që e Kan Dionin Normale, Më Falni Mua Dacord

Saturday, September 10, 2016

Me Golf në livadh: Kështu e lërojnë tokën boshnjakët (Foto)

Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi, që e tregon një Golf që e tërheq plugun për të lëruar.
Në bazë të targave të veturës së bardhë, mund të thuhet se ky rast ka ndodhur diku në Bosnje, në shtetin me humor e ide “kreative”, transmeton Telegrafi.
Derisa shoferi e nget veturën, përpara qëndron i ulur një njeri për t’ia shtuar peshën, kurse pas shkon një burrë i cili e drejton pajisjen për lërim.
“Ky është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë”, është një koment. /ikos-ks/
Me Golf në livadh Keshtu e lerojne token diku ne Bosnje foto 2

AQ I VOGËL, POR GJENIAL: Bebja ka qenë shtrirë në krevat të lartë, ndërkaq dhuntia e saj do t’ju ngazëllejë! (Video)

Për beben e kësaj moshe kjo vepër është diçka më shumë se gjeniale.
Para disa ditësh në YouTube është postuar një video e cila tregon gjithë gjenialitetin e bebeve të vogla të cilat ikin nga krevati!
Në të vërtetë, bebja ka qenë e shtrirë në një krevat goxha të lartë dhe dëshironte që me çdo kusht të zbriste nga krevati, transmeton Telegrafi.
Edhe pse për të parën herë nuk ia arriti qëllimit, bebja filloi aksionin.
Në të vërtetë, ajo sigurisht ishte mërzitur duke u rrotulluar nëpër krevat dhe prandaj iu kujtua diçka.
Për beben e kësaj moshe ky akt është shumë i pabesueshëm.
Ne nuk dëshirojmë t’jua prishim surprizën, prandaj shikojeni videon dhe do të bindeni se për çka është fjala!Femiu Gjenial
https://youtu.be/5XeXbGTt0sg