Friday, February 27, 2015

NJË HIT I RI NGA BEATRIX RAMOSAJ




Duket se një hit i ri muzikor po vjen në tregun muzikor shqiptar dhe bëhet fjalë nga këngëtarja e talentuar, Beatrix Ramosaj.

Mbrëmjen e kaluar, Beatrix, ka treguar se është duke punuar për një projekt të ri muzikor për të cilin kishte nevojë, të paktën kështu është shprehur ajo.

Në një postim të bërë në profilin e saj të instagramit, ajo shihet në një studio 
regjistrimi së bashku me Briz Musaraj dhe Indrit Topi.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij produksioni por bashkëpuntorët e zgjedhur, të lënë të kuptosh se një super hit do të publikohet së shpejti.


Lëvizja VETËVENDOSJE! plotëson kallëzimin penal kundër Policisë së Kosovës me të dhëna shtesë

DSC_2818

Dje, më 26 shkurt 2015, Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka dorëzuar të dhëna shtesë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me denoncimin e bërë ditë më parë përmes dorëzimit të kallëzimit penal, më 3 shkurt 2015, kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës, për përdorim të dhunës jashtë kornizave të parapara ligjore dhe tejkalim të autorizimit të tyre zyrtar.

Duke pasur parasysh interesin përgjithshëm për hetimin e veprimeve që kanë cenuar interesin publik dhe atë të palëve të dëmtuara që janë përfshirë në kallëzim, në këtë parashtresë të dhënat shtesë konsistojnë në rastet që nuk janë përfshirë në kallëzimin e dorëzuar më parë.

Në këtë material shtesë janë ofruar dëshmitë lidhur me lëndimin e protestuesve me plumba të gomës, që ishin përdorur ditën e protestës nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti më i rëndë lidhur me lëndimet nga plumbat e gomës është lëndimi i protestuesit Uran Qarolli, i cili është lënduar rëndë nga goditja me plumb të gomës nga ana e Policisë ditën e protestës të 27 janarit 2015. Vlen të theksohet është se në momentin kritik, i dëmtuari dhe protestuesit të tjerë nuk janë paralajmëruar për përdorimin e mjeteve të rrezikshme nga ana e Policisë. Uran Qarolli menjëherë pas goditjes është dërguar në shërbimin e emergjencës dhe  është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK, me ç’rast ka qenë i shtrirë në Klinikën e Syve pranë QKUK-së për gjithsej 9 (nëntë) ditë. Ai vazhdon trajtimin mjekësor dhe terapinë që i është përshkruar nga mjekët specialistë. Shpërdorimin e dhunës nga ana e Policisë, me fokus në përdorimin e mjeteve të rrezikshme e ka vërtetuar ditë më parë edhe organizata ndërkombëtare e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut – Amnesty International.

Ne i bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të një hetimi të pavarur dhe të drejtë. Shpresojmë që këto hetime mos të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejt politik dhe qeveritar.

Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushatin



Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushatin
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, i shoqëruar nga Puhie Demaku, Sekretare për Marrëdhënie me Jashtë dhe Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë pritur sot në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, prirë nga Ministri z. Ditmir Bushati, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Drejtori i Kabinetit të Ministrit, Pirro Vengu, Drejtor i lartë në Ministri, Bashkim Rama, e të tjerë .
Në takimin e përbashkët u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë dhe për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me këtë aktualitet politik. Kurti tha se temat që do të kryesojnë agjendën politike në Kosovë për muajt e ardhshëm janë Trepça, Gjykata Speciale, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe energjia e ndërtimi i termocentraleve te reja.
Temë e veçantë e takimit ishte bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë në disa fusha, si institucionale, politike, ekonomike, arsimore, sociale etj, ku të dyja vendet do të mund ta plotësonin njëra tjetrën.
Z. Kurti e njoftoi Ministrin Bushati edhe për ndryshimet brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! si organizatë dhe për sfidat që e presin lidershipin e ri të Lëvizjes, si dhe rolin që Lëvizja VETËVENDOSJE! e luan në zhvillimet politike si opozita kryesore në vend, brenda Kuvendit dhe jashtë tij.

Limaj: U bashkuam për t’i thënë stop të keqes

Limaj: U bashkuam për t’i thënë stop të keqes


Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se po përballemi me një regjim që nuk ka lënë asgjë pa kapur, pa blerë njerëz vetëm për ta ndaluar zërin opozitarë të cilin nuk do të mund ta ndal kjo qeveri.

Limaj, në shënimin e njëvjetorit të themelimit të Nisma për Kosovën tha se Nisma duke i parë ato që po i vinin Kosovës, shumë të rinj, intelektualë, u bashkuan për t’i dhënë një alternativë vendit.
“Rruga e drejtë ka sfida por Kosova gjithmonë është rreshtuar në të drejtën dhe nuk kanë pyetur për vështirësitë dhe nuk do të mund ta ndal as kjo qeverisje”, ka thënë ai.
Kurse, Jakup Krasniqi ka thënë se sot Kosovën e udhëheq një koalicion i mosbesimit sepse në themelet e tij ka mosbesimin.
“Duhet të mobilizohemi dhe të çohemi në këmbë që ta ç’kapim shtetin nga kapja që i kanë bërë koalicioni që aktualisht qeverisë me vendin. Në emër të çmimit nobel është nënshkruar marrëveshja e Brukselit me Serbinë”, ka thënë ai. 

AAK-ja miratoi ndryshimet statutare




Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), miratoi sot ndryshimet statutare në parti.
Këto ndryshime në statut do të diskutohen dhe votohen në Kuvendin e Punës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu u bë e ditur në një njoftim të AAK-së, ku thuhet se Kuvendi i Punës i AAK-së mbahet këtë të diele.

Haradinaj e Bushati synojnë bashkimin në BE

Haradinaj e Bushati synojnë bashkimin në BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në një takim ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati me të cilin thanë se kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy shteteve.

Haradinaj ka thënë se si shqiptarë do të punojnë të kenë lëvizje të lira ndërmjet vete derisa ka shtuar se bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e synon në BE.
“Kemi dëshirë që qytetarët shqiptarë të vendeve tona kudo që janë ta kenë mundësinë e qarkullimit sa më të lehtë, sa më të lirë, sa më të mirë, pra të bashkohemi pos shpirtërisht edhe praktikisht, ndërsa bashkimi tjetër me siguri se na pret në BE”, ka thënë Haradinaj.
Kurse, ministri Bushati është shprehur se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve nuk është thjesht bashkëpunim ndërshtetëror por marrëdhëniet ndërmjet partive të të dyja vendeve janë marrëdhënie vëllazërore.
Haradinaj e Bushati kanë shprehur gatishmërinë të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen në të mirë të të dyja shteteve shqiptare. 

Nisma solli filozofi të re politike



Me rastin e shënimit të njëvjetorit të Nismës për Kosovën, njëri nga themeluesit e saj, Jakup Krasniqi, është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritanishme të këtij subjekti.
Nisma për Kosovën sot (e premte) do të shënojë njëvjetorin e themelimit. Me këtë rast, njëri nga themeluesit e saj, Jakup Krasniqi, ka thënë se Nisma do ta vazhdojë konsolidimin e saj si parti politike, me kauzën për shtet të së drejtës, të dijes, të zhvillimit dhe për shtet social.  Nisma për Kosovën këtë vit do të kthehet në një parti politike të mirëfilltë. 
Krasniqi ka thënë se për ndryshimin e emrit do të vendosë Kuvendi i Nismës, i cili duhet të mbahet gjatë këtij viti. “Sigurisht se edhe emri është i rëndësishëm, por më e rëndësishëm është fryma e re politike, profilizimi politik dhe solidariteti qytetar. Kauzë e Nismës për Kosovën do të jetë shteti i së drejtës, shteti i dijes, shteti i zhvillimit dhe shteti social. Ndërkaq, për ndryshimin e emirit do të vendosë Kuvendi i Nismës, i cili duhet të mbahet gjatë këtij viti. E rëndësishme është se Nisma për Kosovën do të sjellë një filozofi të re politike në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi për gazetën “Epoka e re”. 
Pavarësisht klimës jo të mirë politike dhe vështirësive gjatë rrugëtimit të saj, Krasniqi është shprehur i kënaqur me funksionimin e partisë, duke thënë se Nisma për Kosovën ka arritur të konsolidohet fuqishëm në gjithë territorin e vendit, duke shënuar rezultat pozitiv në zgjedhjet e fundit nacionale. “Nisma për Kosovën ka filluar si iniciativë qytetare në një ambient politik klientelist, ku ende nuk ka rregulla të qarta të ‘lojës’ për një garë politike fer dhe, veç kësaj, nuk ka ndonjë parimësi politike. Kemi hyrë në një garë politike, në një terren dhe ambient të vështirë politik. Kur i kemi parasysh vështirësitë e përmendura dhe ato që nuk është lehtë të thuhen, ne jemi shumë të kënaqur me suksesin e arritur në zgjedhje”, ka vlerësuar Krasniqi. 
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se përkushtimi në rrugëtimin e Nismës do të jetë i parezervë dhe i pakompromis. “E ardhmja e Nismës për Kosovën varet nga zhvillimi i demokracisë në Kosovë dhe nga vullneti politik i qytetarëve tanë për ndryshime. Përkushtimi ynë në rrugëtimin e Nismës do të jetë i parezervë dhe i pakompromis”, është shprehur Krasniqi. 

Policia e Kosovës: Në mbrojtjen tuaj, në mbrojtje të Kosovës



Gabriele Meucci, shef i misionit EULEX
Kur EULEX-i arriti në Kosovë, pritjet ishin shumë të mëdha dhe në veçanti lidhur me dhënien fund korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është pjesa e punës sonë që zakonisht i tërheq titujt kryesorë të gazetave. Por, prej vitit 2008, mandati i EULEX-it ka pasur, po ashtu, edhe një mision tjetër – t’i ndihmojë Policisë së Kosovës në arritjen e qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies dhe të sigurojë që PK-ja të jetë e lirë nga ndërhyrja politike dhe t’i respektojë standardet e njohura ndërkombëtarisht, bashkë me praktikat më të mira evropiane. Duke shikuar progresin e Kosovës, unë besoj që është me rëndësi të reflektojmë jo vetëm për ndjekjen penale e dramatike në gjykatore të gjykimeve për rastet e profilit të lartë, por po ashtu edhe për zhvillimin e qetë të Policisë së Kosovës.
Gjatë gjashtë muajve të kaluar, Policia e Kosovës i ka pasur disa raste për të treguar që e ka arritur pjekurinë e një force policore bashkëkohore, e cila i plotëson standardet ndërkombëtare. Ata nga ne të cilët qëndruam përkrah PK-së deri sa ajo zhvillohej, nuk u zhgënjyem. Tri fusha në bazë të cilave mund të gjykohen aftësitë e forcës janë prishjet e rendit dhe qetësisë publike, siguria gjatë zgjedhjeve, si dhe aktivitetet dhe përcjellja e personaliteteve të rëndësisë së lartë. Në të gjitha këto fusha Policia e Kosovës e ka vërtetuar se është në gjendje që të merr vendime të matura dhe të reagojë në mënyrë proporcionale me situatën. 
Testi i fundit për policinë ishte në fund të muajit janar, kur disa grupe u bënë bashkë për të protestuar. Demonstratat janë shenjë e funksionimit të demokracisë, por në mesin e këtyre protestuesve ishin disa, të cilët sipas mendimit tim, kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin. Protestuesit hodhën gurë mbi policinë dhe i fyen ata rëndë, megjithatë PK-ja tregoi përmbajtje mbresëlënëse. Reagimi i tyre në përgjithësi ishte proporcional dhe i përshtatshëm. Edhe pse kishte demonstrues të lënduar, numri i policëve të lënduar ishte shumë më i madh se i demonstruesve. E di që disa protestues kanë pohuar se ka pasur keqpërdorime nga ana e policisë, por ja e vërteta: janë ushtruar 4 ankesa zyrtare dhe hetimet lidhur me to janë duke u zhvilluar. Në anën tjetër, vetë PK-ja i ka identifikuar 11 incidente të mundshme dhe i ka filluar hetimet. Gatishmëria e PK-së për ta shqyrtuar sjelljen e vet në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira publike është një shenjë e një organizate të pjekur e cila është e përgjegjshme ndaj publikut. Në sondazhin e shoqërisë së hapur PASOS më 2014, Policia e Kosovës fitoi shkallën e besimit prej 60.9%, që është më e lartë se çdo institucion tjetër publik në Kosovë dhe më e lartë se çdo forcë tjetër policore në rajon. Kjo është përsëritur edhe në sondazhin e brendshëm të EULEX-it, sipas të cilit Policia e Kosovës ishte institucioni më i besuar në Kosovë.
Deri sa e kujtoj atë ditë, unë mendoj për më shumë se 700 pjesëtarë të policisë, të cilët ishin angazhuar për të siguruar që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë të qetë. Më shumë se 100 prej këtyre policëve – vëllezërit dhe motrat tuaja – u lënduan duke e mbrojtur Kosovën. Të qëndrosh dhe të mbrosh, deri sa protestuesit hedhin gurë, ofendojnë dhe bëjnë gjëra edhe më të këqija, është një akt heroizmi dhe e meriton respektin tuaj. Bob Dylan (i cili sipas mendimit tim më së miri është të dëgjohet në pllakë origjinale gramafoni!) ka thënë “Unë e mendoj heroin si dikë që e kupton shkallën e përgjegjësisë, e cila vjen me lirinë e tij.” Unë besoj që heronjtë janë në mesin tonë çdo ditë këtu në Kosovë, duke luftuar hap pas hapi për të ofruar rend e ligj për të gjithë, prandaj është me rëndësi që të ndalemi për një çast dhe t’i falënderojmë ata.
Prej qershorit 2014, EULEX-i e ka vazhduar punën e tij me PK-në, por me më pak këshilltarë se në të kaluarën, duke e pranuar përparimin e PK-së. Ka ende fusha, në të cilat nevojiten përmirësime dhe EULEX-i është i përkushtuar të punojë me PK-në për t’i adresuar ato. Në të ardhmen EULEX-i do të vazhdojë të punojë me mandat të plotë, i cili përfshin dhënien e këshillave, veprimet ekzekutive (siç janë gjykimet) dhe ofrimin e ndihmës për zbatimin e marrëveshjes së dialogut. Sidoqoftë, përkundër përqendrimit tonë në të ardhmen dhe në gjërat që mbesin për t’u bërë, unë besoj që herë pas here, duhet t’i lëmë anash fjalët dhe t’i kushtojmë vëmendje atyre, të cilët në mënyrë të qetë dhe të vazhdueshme janë duke arritur përparim për të siguruar që institucionet e Kosovës arrijnë të bëhen institucione, me të cilat populli i saj mund të krenohet.

Për Forcat e Armatosura duhen 14 vota të pakicave




Ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli, ka thënë se për t’i bërë amendamentimet e kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, duhen 14 vota të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Demolli ka thënë se ministria, të cilën e drejton ka përfunduar draftligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. “Javën e ardhshme do ta procedojmë në Qeveri dhe kjo e fundit në bazë të planit do ta dërgojë në Kuvend”, ka thënë Demolli. 

Rama: Rumania ta njohë Kosovën



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Rumani, ku pati një takim me homologun e tij Victor Ponta.
Gjatë konferencës së përbashkët për media, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën, për t’u bërë në këtë mënyrë, pjesë e procesit të ndjekur nga vendet demokratike. “E fundit, kërkesa ime e përsëritur, jo për nga rëndësia. Urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën, dhe t’i japë mundësi Kosovës të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në procesin e atyre vendeve demokratike që e kanë njohur Kosovën. Ne besojmë që sot, njohja e Kosovës nga Rumania nuk është më një çështje bilaterale, por çështje e sigurisë së hapësirës së përbashkët evropiane dhe e fuqizimit të saj, që të mos lejojmë që të tjera forca të përfitojnë”, ka deklaruar Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se “Rumania është një vend mik me të cilin na lidh historia, kultura dhe qindra studentë dhe familjarë që gjenden atje”

Sllovenia do ta përkrahë Kosovën




Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Majhen.
Në takim është biseduar për zhvillimet në fushat, të cilat i mbulon MKRS-ja, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Shala e ka falënderuar ambasadorin dhe, nëpërmjet tij, qeverinë dhe popullin slloven për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në çdo segment. 
Po ashtu, Shala ka ritheksuar faktin se mbetet i përkushtuar të punojë që ky bashkëpunim edhe në të ardhmen, dhe ka kërkuar nga ambasadori Majhen që Sllovenia ta ndihmojë Kosovën në drejtim të zhvillimit të saj dhe integrimit në BE si dhe në shkëmbimin e përvojave kulturore mes dy vendeve.
Ndërkaq ambasadori slloven Majhen e ka uruar zëvendëskryeministrin Shala për detyrën e re dhe ka thënë se Sllovenia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen.
Ai ka potencuar se mbështetja e ambasadës në projekte konkrete do të vazhdojë, si dhe Kosova e Sllovenia do të kenë partneritet përposh tjerash edhe në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë e sportit.

Veteranët mos ta humbin shpresën



Udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, ka thënë se procesi i verifikimit të listave është në përfundim.
Ai ka thënë se komandantët e zonave tjera kanë kërkuar pak më shumë kohë në procesin e verifikimit të listave, në mënyrë që të mos ketë gabime. 
Çeku duke folur për “RTV21” u ka kërkuar veteranëve që të besojnë në punën e Komisionit. “Veteranët mos ta humbin shpresën, të kenë durim, të kenë besim që ne me seriozitetin më të madh do t’i trajtojmë ankesat e tyre në mënyrë që lista përfundimtare të jetë e saktë edhe e vërtetë”, ka deklaruar Çeku.

Porosia e Stavilecit: Me 300 euro rrogë mos i bëni 7 fëmijë

Blerand Stavileci


Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci ka thënë se duhet analizuar aspekte të ndryshëm të fenomenit të ikjes së qytetarëve të Kosovës.
Por, ai ka pasur një porosi për kosovarët. Tha se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë.
Në Interaktiv në KTV ai kritikoi ata që kanë ikur nga Kosova duke pasur 350 euro rrogë, dhe 15 ditë punë në muaj.

Visar Ymeri: Të ndalen manipulimet e AKP-së me punëtorë

Punëtorëve të “Fabrikës së Tubave” u është thënë se çështja e tyre do të trajtohet dhe do të zgjidhet me shpejtësi. Po ua kujtoj, më 21 shkurt, të vitit 2013, me inicimin e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës e pat votuar një rezolutë në të cilën kërkohej të votohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese për sa i përket kësaj çështje, vendim ky i Gjykatës Kushtetuese që është nxjerr në vitin 2009. Kjo ende nuk ka ndodhur. Pra, disa herë kemi kërkuar përgjegjësi nga qeverisja e kaluar se përse nuk po zbatohet kjo, madje kemi mbërritur deri tek ajo pikë ku vetë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës po ashtu inicionte rezoluta në Kuvendin e Kosovës për ta trajtuar këtë çështje dhe asnjëherë nuk është trajtuar.
Gjatë fushatës parazgjedhore, të gjitha partitë politike u kanë dhënë premtime këtyre punëtorëve se do ta zgjidhin çështjen e tyre, dhe sipas punëtorëve, tash po flas natyrisht se nuk kam qenë aty, por sipas punëtorëve në takimin që e kanë pasur me Isa Mustafën, atëbotë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tash edhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Mustafa u kishte thënë që : (i ndalet mikrofoni Visar Ymerit).. "Në muajin e parë të qeverisë sime merreni kryetarin Sfarqa dhe këtë punë kam me e krye." Kështu iu kishte thënë punëtorëve, do të thotë u bënë tre muaj të qeverisjes Mustafa dhe kjo punë nuk është kryer.
E njëjta gjë po ndodhë me trajtimin që po ua bën AKP-ja punëtorëve të Grandit, të cilët herë po kërcënohen se do të hiqen nga aty me polici dhe herë po kërcënohen se do të përjashtohen nga puna nëse vazhdojnë të mbesin anëtarë të sindikatës së Grandit, siç edhe është thënë ditëve të fundit.
Këto manipulime që po i bënë AKP-ja, më saktësisht Autoriteti për Likuidim, me këta punëtorë, duhet të ndërpritet dhe punëtorëve askush, asnjë institucion nuk ka të drejtë, në Kosovë, t'iu thotë që nuk kanë të drejtë të organizohen në sindikata, sepse organizimi sindikal të paktën është i mbrojtur me ligj në Republikën e Kosovës dhe ky ligj ua mundëson edhe garanton atyre punëtorëve lirinë që ata të organizohen në sindikata dhe të përbashkuar t'i paraqesin kërkesat e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Thursday, February 26, 2015

Haradinaj: Çeku i vonshëm n’luftë. Gjykata Speciale dhuratë nga Thaçi

26_02_2015_1994490_cekuivonshem

Listat e veteranevë dhe kategorive tjera të luftës janë të manipulueme veç për vota dhe ka edhe mangësi ligjore.
Agim Çeku ka ardhe vonë në luftë. 1 vjet e 3 muej mbasi ka nisë lufta.
Kështu ka deklarue n’emisionin “FORUM” në Rrokum TV deputeti i AAK’s, ish-komandat i zonës operative të Dukagjinit, Daut Haradinaj.
Simbas tij, Kosova i ka 12 invalidë 100 për qind te luftës, për të cilët nuk kujdeset askush.
Ndërsa, tue e vlerësue si të damshme themelimin e Gjykatës Speciale, ai ka thanë se kjo erdhi dhuratë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Haradinaj ka drejtue kritika edhe ndaj udhëheqësve aktual.
Simbas tij, kryeministri Isa Mustafa e ministri i mbrendshëm Skender Hyseni, nuk janë të zotë me udhëheqë me pozitat që kanë.


Daut Haradinaj - Nevoja për themelimin e ushtrisë është urgjente.



Nevoja për themelimin e ushtrisë është urgjente.
Përpjekjet shqiptare për të pasur garantuesin e sovranitetit janë të hershme, aq të hershme sa edhe vet përpjekja popullore per liri, por ne rrugëtim e sipër Kosova avancoi si shtet por jo edhe garanti i sovranitetit pra Ushtria.
Me 19 shtator u be çmilirarizimi i UÇK-së dhe transformimi i një komponente të saj në TMK.
TMK si një trup civile, dhe me mision civil arriti të ndërtoj një imazh të heshtur të një ushtrie modeste, por me shplljen e pavarsis dhe implementimin e pakos së Ahtisarit, TMK transformohet në FSK, kjo struktur gjysmë ushtarake për vite me radhë ishte e gatshme ta marr misionin final, atë të një ushtrie moderne me kapacitete të larta te NATO-s, por politka si gjithmonë, herë me dashje e herë pa dashje e la në heshtje transformimin e kësaj strukture, meqenë se tani është viti 2015 dhe po flitet dhe përflitet për një transformim e që me gjasë do jetë një proces i komprimituar dhe aspak i sinqertë pasi transformimi i kësaj strukture kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutes, e me këtë rast kërkohet votimi i shumicës së dyfisht, e kjo shumic vështir mundet të sigurohet nga ky legjislativ i komprimituar dhe zhantazhuar nga lista Srpska. Atëher lind pyetja e thjesht se cilla është rruga e mbetur për krijimin e Ushtrisë?
Në këto rrethana pothuajse e vetmja form e mbetur eshtë nxjerrja e ligjit apo pakoja ligjore për transformimin e misionit te FSK nga një sektor civil i siguris, në atë të mbrojtjes dhe gadishmëri për misione paqëruajtese.
E tërë kjo mundet të ndodh tani dhe jo më vonë kur dihet mirë se koncesionet e vazhdushme të kësaj Qeverie me serbin do të jetë në dëm të Kosovës. Të gjithë oficerët dhe ushtarët e FSK jan ë mëse të gatshëm për mision të ri, por politika po heziton apo po bënë pazarllëqe të ndyta me Listen Srpska edhe për Ushtrin sikur ka bërë dhe po bën me AIK- un, me Asociacionin e Komunave në veri, me humbjen e sovranitetit mbi ndërmarrjet publike, dhe shumë tjera, e tëra që mundet të ndodh në Kosovë, por loja me Ushtrin do jetë tepër e rrezikshme për sigurin dhe stabilitetin e këtij shteti edhe ashtu të brisht. Andaj, ministri dhe KM duhet urgjentisht të veprojnë në zgjidhjen e kësaj teme.

Nagavci nervozohet! (Video)

Nagavci nervozohet! (Video)

Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, është shumë nervoze. Ajo ka kritika dhe i bërtet drejtoreshës së shkollës fillore “7 Marsi” në Prishtinë, Fatmire Mjekiqi.

“Qysh ashtu?”, thotë Nagavci, “Le t’shkon n’shpi pra”.
Nagavci gjatë vizitës që i bëri kësaj shkolle për të parë se si po funksionojnë dollapët, u befasua për të keq nga sjellja e një mësuese, për shkak se kjo e fundit nuk ka njoftuar se dollapët në klasën e saj nuk funksionojnë.
“A i len t’i kshtu n’shpi tone”, tha ajo. “Pse kështu? Qysh s’ke tregu që dollapi është i prishur”.
E shoqëruar edhe me Fitore Pacollin, shefe në kabinetin e Kryetarit të komunës Shpend Ahmeti, ajo e vizitoi edhe shkollën fillore “Meto Bajraktari’’. Por, këtu, siç njoftoi drejtoresha e kësaj shkolle, situata është më e mirë.
Gjatë vizitave që iu bë klasave, u konstatua se këtu gjendja është më e mirë, megjithëse edhe në këtë shkollë ka nevojë për riparimin e dollapëve. 


Ndërkombëtarët kërkojnë viza të Kosovës: Duan të na “vizitojnë”!

Ndërkombëtarët kërkojnë viza të Kosovës: Duan të na “vizitojnë”!

Përderisa shtetasit e Kosovës po migrojnë për në vendet evropiane, ka të atillë që dëshirojnë të vinë në Kosovë.

Qe një vit e gjysmë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar rreth 3000 viza të Kosovës për shtetasit e huaj.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë, Artan Behrami, shtetasit e huaj që kërkojnë vizë për Kosovë janë të interesuar që ta vizitojnë atë për shkaqe turistike, vizita në institucionet kosovare e të ngjashme.
Behrami, në një emision në Klan Kosova, ka thënë se kërkuesit e vizave nga vendet e huaja i nënshtrohen procedurave të rregullta nga MPJ për dhënien e tyre. Sipas tij, asnjë vizë nuk lëshohet pa u verifikuar i gjithë dokumentacioni dhe biografia e personit që e kërkon atë.
“Aplikimi nuk do të thotë që ata marrin vizën menjëherë. Bëhet i gjithë verifikimi i veprimtarisë së tyre. Ftesa të ardhurat, e gjitha kriteret e tjera. Dhe pastaj vendoset për dhënie të vizës apo jo”, ka thënë Behrami. 

Daut Haradinaj i del në mbrojtje Blerim Kuçit



Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka dalë në mbrotje të ish bashkëpartiakut të tij, Blerim Kuçi i cili në dy ditët e fundit është përfolur shumë lidhje me “pushkatimin e tij” në Kleçkë.
“Kohët e fundit po ngrihet pluhur rreth Blerim Kuçit, dëshiroj të theksoj se kontributi i tij ka qenë dhe mbetet i pa prekshëm nga çdokush, aq më tepër kur sulmet vijnë nga njerëz që më së paku ju takon te flasin ashtu, sido që të jetë Suhareka dhe Brigada që e udhëheqi Blerimi është dhe do mbetet simbol i luftës së pastër të UÇK-së në këtë rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Qeriqi: Duan t’i bëjnë veteranë, ata që nuk ishin pjesë e UÇK-së

Qeriqi: Duan t’i bëjnë veteranë, ata që nuk ishin pjesë e UÇK-së

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për verifikimin e listave të UÇK-së se qëllimisht po e zvarritë procesin e publikimit të listave.
Sipas tij, kjo zvarritje po ndodh për shkak se anëtarët e këtij Komisioni nuk po arrijnë t’i sistemojnë brenda listave njerëzit e tyre të cilët nuk kanë qenë fare në luftë.
“Kryetari i Komisionit, Agim Çeku në një konferencë për media pati thënë se deri me datën 20 shkurt do të publikohen të gjitha listat, por si duket tani nuk po mund t’i rehatojë disa njerëz brenda këtyre listave të cilët nuk kanë qenë fare në luftë”, ka thënë Qeriqi për Gazetën Tribuna.
Ai ka fajësuar Komisionin për verifikim jo të saktë të veteranëve të UÇK-së.
“Për të gjitha lëshime që janë bërë në Zonat që deri me tani janë publikuar listat e veteranëve, përgjegjës është Komisioni, sepse nëse janë bërë këto lëshime, ato janë bërë nga Komisioni, i cili ose duhet të reagoj shpejt që këto lista të përmirësohen ose duhet ta marrë përgjegjësin”, është shprehur Qeriqi.
Ai është zotuar se nëse Komisioni deri në javën e ardhshme nuk i publikon të gjitha listat, atëherë veteranët e luftës do të dalin në rrugë për të protestuar.
“Besimi në Komisioni ka humbur dhe detyrimisht po na imponohet që të dalim në rrugë. Nuk do të presim afate të tjera shtesë dhe kur të dalim në protestë asnjë përgjegjësi nuk do ta marrim për atë se çfarë mund të ndodh. E gjithë përgjegjësia do të bie tek Komisioni, i cili për më tepër se dy vite nuk po arrin ta përfundoj këtë proces”, ka thënë Qeriqi.
Komisioni Qeveritar ka anuluar publikimi i listave, pasi veteranë të Zonës së Llapit dhe Karadakut janë ndarë të pakënaqur me publikimin e tyre, duke akuzuar anëtarët e Komisionit për fryrje të listave si dhe futjen e njerëzve pa qenë fare në luftë.

Akuzat kundër gjeneralit famëkeq serb, i ngriti EULEX-i

Akuzat kundër gjeneralit famëkeq serb, i ngriti EULEX-i

Akuzat kundër deputetit të partisë së Tomisllav Nikolliqit (SNS), njëkohësisht gjeneralit famëkeq serb Momir Stojanoviq, i ka ngritur EULEX-i.

E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i hetimeve të këtij misioni evropian rreth mizorive të kryera të forcave serbe në fshatrat Mejë dhe Orize, si dhe në Rekën e Keqe të Komunës së Gjakovës, tha sot zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.
"Urdhër-arresti është lëshuar nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të EULEX-it në Kosovë, ndërsa kjo i është dorëzuar Interpolit përmes UNMIK-ut", tha Domi për agjencinë e lajmeve serbe Beta, transmeton Telegrafi.
Deklarata e EULEX-it, më 24 prill 2013, tregon se prokurorët e EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë nisur një hetim për krimet e kryera në komunën e Gjakovës më 27 dhe 28 prill 1999, që përfshijnë Mejën, Orizen dhe fshatrat tjera në Rekën e Keqe.
Prokurorët kanë identifikuar deri më tani njëzet të dyshuar, të cilët mund të jenë subjekt i aktakuzës për krime lufte kundër civilëve, përfshirë vrasjet e 372 shqiptarëve, torturimet ose trajtimet çnjerëzore, vuajtjet e mëdha, dëbimet, grabitjet e pronave... Tërë këto krime serbe janë bërë me ndihmën e forcave ushtarake.
Shumica e viktimave janë gjetur në varrin masiv në Batajnicë, thuhet në deklaratën e EULEX-it.
Masakra në Mejë dhe rreth saj, konsiderohet si më e madhja gjatë luftës së vitit 1999, thuhej po ashtu në deklaratën e EULEX-it.
Kryetari i Komisionit të Parlamentit të Serbisë për Siguri, ish gjenerali i Ushtrisë jugosllave Momir Stojanoviq, përkatësisht zëvendës i Partisë Progresive Serbe të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, ditë më parë pohoi se urdhër-arresti i Interpolit kundër tij dhe 16 qytetarëve serbë të Gjakovës për krime të luftës, është presioni politik dhe justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Përplasje në Kuvend ndërmjet ..

donika kadaj

Përplasje në Kuvend ndërmjet deputetëve të LDK-së e AAK-së: Ismet Beqiri: Donika mos shpif

Një përplasje në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur ndërmjet deputetëve Ismet Beqiri, Donika Kadaj e Nuredin Ibishi. Shefi i GP të LDK-së Ismet Beqiri ka kërkuar përgjegjësi nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi për fjalët e thëna në Kuvendin e Kosovës se LDK po e keqpëdor një minerë të Kosovës. “Donika mos shpif. Ne jemi partia e madhe. Hulumto ti pra se kush qenkan ata bashhkëpartiak të Isa Mustafës dhe njerz të LDK-së që po i shfrytzojkan”, tha Beqiri.
I menjëhershmë ka qenë kundërpërgjigja e Donika Kadajt, duke  quajtur z. Beqiri avokat të kryeministrit.
“Më vjen keq që Ismeti ka mbetur me u ba avokat i Kryeministrit. Hala pa i bërë 100 ditë jeni bërë me ju kajtë Rahoveci”, ka reaguar Kadaj-Bujupi.
Deputetja e AAK-së ka thënë se Nuredin Ibishi i di të gjitha për keqpërdorimet në Minierën e Drazhnjes.
Pas kësaj ka reaguar Nuredin Ibishi. Ai ka kërkuar nga deputetja e AAK-së që të mos shpifë.
“Kjo është shpifje dhe shtrembërim faktesh”, ka shtuar ai.

Donika Kadaj - Bujupi .. Foto flet sa 1000 fjalë!



Foto flet sa 1000 fjalë!
Miniera e Drazhnjës është pronë e Trepçës, e cila gjendet në Komunën e Podujevës, që ka vlerë miliarda euro, është keqpërdorur, abuzuar dhe eksploru barbarisht që 15 vite nga njerëzit e LDK-së, që tradicionalisht kanë qeverisur këtë Komunë.
Kryeministri i Kosovës, me 25 janar 2015, kishte akuzuar AAK-në dhe partitë tjera opozitare se, ju ka mbetë merak me e dergu Trepçën në likuidim për t'i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve të tyre.
Kushtetuta e Kosovës përveç që përcakton përdorimin e pasurisë dhe burimeve natyrore, sanksionon edhe mbrotje të veçant të kësaj pasurie.
I kujtoj Kryeministrit se keto veprime që janë shkatrrim i pronës dhe aseteve Kombëtarë, nuk po i bënë opozita (siç e ke akuzuar) por njerëzit e LDK-së, edhe pse ke ardhë në pushtet më flamurin e fuqizimit të rendit dhe të Ligjit.
Kryeministri si zakonisht nuk ishte aty për të dhënë përgjigje, ndërsa "avoktatët" që provonin ta mbronin, përveç fyerjve, s'kishin asnjë argument kundër.

Nga 38 pyetje, vetëm nëntë përgjigje!

Nga 38 pyetje, vetëm nëntë përgjigje!


Nga 38 pyetje që patën deputetët e Kuvendit të Kosovës, vetëm nëntë prej tyre arritën të merrnin përgjigjet nga kabineti qeveritar.

Një pyetje e cila nxiti debat në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës ishte pyetja e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, drejtuar kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me minierën e Drazhnjes, duke kërkuar nga kryeministri t’i përgjigjet se kur do ta ndërpresin masakrën që po ndodh aty nga, siç tha ajo, njerëzit e LDK-së.
“Kam një dokument, fotografi, e cila flet për minierën e Drazhnjes e cila shfrytëzohet nga zyrtarë të lartë të partisë së kryeministrit tash e 15 vjet. Kjo minierë është një pronë e Trepçës, është në pronësi të Trepçës e është shkatërruar komplet duke abuzuar skajshmërish me të. Pyetja për kryeministrin Mustafa është: kur do ta ndërpresë këtë masakër që po bëhet nga njerëzit e tij? Kjo minierë ka vlerë miliarda euro dhe që 15 vjet shfrytëzohet në baza barbare duke e shkatërruar edhe mjedisin”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Pas akuzës së saj, u paraqitë me replikë Ismet Beqiri.
“Jo me shpifë zonja Kadaj! Asnjë argument nuk e ke për atë që the. Mos ta harrojmë se qe 15 vite LDK nuk e ka udhëhequr vendin. Komisioni për Miniera dhe Minerale lëshon licenca, jep leje për hulumtime, e jo Qeveria e Kosovës. Urdhëroni hulumtoni e merrni të dhëna””, ka thënë Beqiri.
Kadaj-Bujupi tha ajo se ka fakte për këto që flet.
“Nuk është shpifje, por është e vërtetë. Pyeteni kolegun e tuaj Nuredin Ibishi, se ai i ka krejt informatat në detaje”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Pasi i është lakuar emri, foli edhe deputeti Ibishi i cili tha se nëse deputetja Kadaj-Bujupi ka ndonjë gjë që do ta sqarojë me të, le t’i drejtohet personalisht atij.
“Këtë e llogarisë shpifje dhe shtrembërim të fakteve”, ka thënë Ibishi.
Njëra ndër pyetjet e deputetëve ishte ajo e deputetit Bekim Haxhiu, i cili pyeti për atë se çfarë plani ka Ministria e Arsimit lidhur me peshën e rëndë që bartin nxënësit në ciklin e ultë. Në përgjigjen e tij, ministri Arsim Bajrami tha se pritet të merren një mori hapash dhe udhëzimesh administrative lidhur me shkarkimin e nxënëseve nga pesha e rëndë e librave që bartin në shkollë. Ai tha se është duke u hartuar udhëzimi administrativë që obligon të gjitha shkollat e reja që të pajisen me mjete të nevojshme nëpër klasa, që shërbejnë për mbajtjen e çantave dhe se kjo do të jetë obligative për të gjitha shkollat në vend. Bajrami tha se pritet edhe funksionalizimi i arsimit elektronik.
“Kështu, disa libra do të mund t’i kenë në formën elektronike, sidomos ato që kanë të bëjnë me kurse të matematikës apo me kurse të gjuhës shqipe. Ne jemi duke prodhuar edhe aplikacionet elektronike që këto të aplikohen drejtpërdrejtë në shkolla. Ne jemi në vlerësim të kurrikulës dhe së shpejti do të kemi vlerësimin ndërkombëtar se sa janë të ngarkuara me teori plan-programet tona”, ka thënë Bajrami.
Shumica nga pyetjet e drejtuara ndaj kryeministrit Mustafa mbetën pa përgjigje, meqë i pari i Qeverisë nuk ishte prezentm ashtu sikurse pjesa dërmuese e kabinetit qeveritar. Pikërisht për këtë mungesë të tyre u deklarua deputeti i Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili tha se rreth 80 për qind e pyetjeve mbesin pa përgjigje.
“Vetëm çdo i pesti deputet merr përgjigje, qoftë nga ministrat apo kryeministri. Kjo qeveri po e vazhdon avazin e vjetër: premtimet e bukura, e papërgjegjshme sa i përket llogaridhënies”, ka thënë Konjufca. 

Tërmet në Zhur të Prizrenit

Tërmet në Zhur të Prizrenit

Vala e tërmeteve që kanë përfshirë Kosovën gjatë ditëve të fundit, sot e ka prekur edhe fshatin Zhur në rajonin e Prizrenit.

Telegrafi mëson se para 15 minutave në këtë fshat janë ndier dridhje. Magnituda e tërmetit ka qene 2.8 shkallë riter. Ndërsa, epiqendra e tërmetit ka qenë ne fshatin Stajk.

Vetura të shumta të Policisë përballë Qeverisë së Kosovës (Foto)

Vetura të shumta të Policisë përballë Qeverisë së Kosovës (Foto)

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës, respektivisht të Njësisë për reagim të shpejt të Rajonit të Prishtinës janë vendosur përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Zyrtarë të PK-së të kontaktuar nga “Zëri” kanë deklaruar se kjo është bërë për shkak të protestat që është duke u zhvilluar nga ish-punëtorët ferizajas.
“Rreth 130 persona janë duke protestuar, pra ish-punëtorët e fabrikës së Çelikut “IMK-Ferizaj” por që çdo gjë ka qenë në rregull dhe nuk ka pas ndonjë raportim”, ka thënë zyrtarë të PK-së. /Zëri/


Një nga spiunët më të mëdhenj në histori: Cila është historia e prishtinasit Ilaz Bazna - “Cicero”? (Foto)

Një nga spiunët më të mëdhenj në histori: Cila është historia e prishtinasit Ilaz Bazna - “Cicero”? (Foto)

Cila është historia e spiunit më madh të Luftës së Dytë Botërore? Si i vuri kontaktet me Ambasadën gjermane në Turqi? Si u infiltrua në dokumentet sekrete britanike? Si i kopjonte ato? Si u zbuluan takimet sekrete mes Londrës, Washingtonit dhe Moskës? Cili ishte reagimi i gjermanëve? Si u dekonspirua bashkëpunimi i Turqisë neutrale me shtetet e Aleancës? Pse ministri gjerman i Punëve të Jashtme nuk besonte në këto dokumente? Në ç'mënyrë ai e bind Hitlerin se gjoja "Ciceroni" po i mashtron gjermanët? Si u përkthyen - me ndihmën e "Ciceronit" - kodet britanike? Cili ishte momenti më i rrezikshëm në jetën e tij? Cili gabim gjerman mund t'i kushtonte me jetë "Ciceronit"? Pse anglezët nuk dyshonin tek ai dhe pse kurrë nuk u kontrollua apartamenti i tij? Si u infiltrua agjentja amerikane në ambasadën gjermane dhe si e dekonspiroi atë "Ciceroni"? Pse gjermanët neglizhuan informatën për sulmin në Normandi, sulm ky që ndërroi përfundimisht rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore? A do ta fitonin gjermanët luftën po t'i merrnin parasysh informatat e ofruara nga ai? Telegrafi ju sjell një nga historitë më interesante të Luftës së Dytë Botërore, për spiunin shqiptar, Ilaz Bazna - “Cicero”.

Konsiderohet si spiuni më i suksesshëm i Luftës së Dyte Botërore, e në fund suksesi i tij u shumëzua me zero. Arsyeja kyesore për këtë ka të bëjë me armiqësinë personale të ministrit (JoachimVon Ribbcrttrop), me shefin e Policisë Sekrete Gjermane (Ernst Kaltenbrunner), që hodhi në erë të gjitha përpjekjet për të shfrytëzuar plotësisht depërtimet sensacionale të "Ciceronit" në sekretet britanike. Arsyeja tjetër ndërlidhet me faktin se pjesa më e madhe e pagesës së "Ciceronit" - rreth 250 000 funte angleze - u krye me bankëno tafalse, të shtypura nga vetë gjermanët
Ambasada britanike
"Ciceroni" është pseudonimi me të cilin nazistët e kanë regjistruar shërbyesin personal të Hughe Knatchbull-Hugessen, ambasadorit të Britanisë së Madhe në Turqi, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Në një hark kohor prej gjashtë muajsh (1943-1944), "Ciceroni" vodhi dokumentet sekrete britanike, të cilat ua shiti gjermanëve. Emri i vërtetë i tij qe llaz Bazna dhe nuk kishte as përvojë e as aftësi për t’u bërë mjeshtër i vërtetës spiunazhi.
Sipas fjalëve të shefit të tij të drejtpërdrejtë - bashkëpunëtorit austriak të SD-së (Shërbimi Sekret Gjerman) - Ludwig Moyzisch, "Ciceroni" shkon në rezidencën e Sekretarit të parë të Ambasadës gjermane, Albert Jenke, më 26 tetor të vitit 1943. Prej aty atë e shoqëruan tek Moyzisch, të cilit "Ciceroni" i ofroi dokumente sekrete për 20 mijë funte në dorë.
Versioni i thënë nga vetë "Ciceroni" të bën të dyshosh në fjalët e atasheut gjerman.
Gjermanët e njihnin edhe më parë atë, sepse kishte punuar si shofer tek Jenke. Mirëpo, është pushuar nga puna, pasi i kishte "futur hundët" në letrat e tij personale, disa nga të cilat i ka fotografuar". Pas këtij rasti, sipas vetë fjalëve të "Ciceronit", ai vendosi të bëhej spiun. Ai nuk përmend nëse - kur e zunë për spiunazh tek Jenke - e vunë para dilemës: ose të pranonte ndëshkimin, ose të bëhej spiun gjerman.
Sidoqoftë, një ditë ai iu përgjigj njoftimit të dhënë në një gazete turke, në të cilën thuhej se sekretarit të parë të Ambasadës britanike i duhej një shofer. Në bashkëbisedimin e bërë në Ambasadën angleze, ai shpjegoi se kishte lindur në Prishtinë, por se si fëmijë familja e tij ishte shpërngulur në Turqi. Ai mund të fliste turqisht, frëngjisht, pak gjermanisht dhe greqisht (lexonte dhe kuptonte edhe anglisht, por nuk e fliste mirë).
Shërbimi i sigurimit të ambasadës britanike, sillej disi pakujdesshëm. Vetë fakti që ky njeri kishte punuar në Ambasadën gjermane, ishte i mjaftueshëm që të ngjallte dyshime. Mirëpo nuk u bë asnjë verifikim: gjatë verës 1943, "Ciceroni" u pranua në punë si shofer personal i sekretarit të parë të ambasadës britanike. Nga vetë pohimet e tij, pa kaluar shumë kohë, kishte filluar të lexonte dokumentet sekrete, të cilat sekretari i parë i merrte në shtëpi për t'i punuar mbrëmjeve
Por, "Ciceroni" e kuptoi se për t'u bërë spiun i vërtetë, duhet të depërtonte në Ambasadën britanike. Gjate vjeshtës së vitit 1943, i erdhi shansi i cili nuk duhej humbur: mori vesh se ambasadorit britanik i duhej një shërbyes personal.
Bashkëpunëtori i "Ciceronit" në Ankara: ambasadori gjerman, Franz Von Papen
"Ciceroni" ishte njeri me fantazi, prandaj i vardisej Maras, dados tërheqëse që shërbente në familjen e sekretarit të parë (e cila para pak kohësh kishte përjetuar disfatë në dashuri). Ai i dha shenja se e dashuronte, ndaj "për të më mirë të saj", "për t'iu shmangur një fatkeqësie të madhe", tha se do të largohej nga puna!? Mara, së cilës i pëlqente t'i vinte rrotull, filloi të protestojë. Kështu, "Ciceroni", me dinakëri tha se ndoshta nuk do të ishte keq sikur të bëhej shërbyes i ambasadorit; atëherë ata mund të vazhdonin të takoheshin, pa qenë të punësuar në të njëjtën ndërtesë.
"Do t'ishte mirë sikur t'i thoshe ndonjë fjalë, zonjës tënde, për mua", tha ai. Dhe, Mara kështu veproi...
Në gjysmën e dytë të tetorit, "Ciceroni" u thirr për të biseduar me Knatchbull-Huggessen. Pasi i bëri disa pyetje, ai i tha "Ciceronit" se ishte pranuar dhe se mund të fillonte menjëherë nga puna. Më pas, duke injoruar praninë e tij, ambasadori vazhdoi të diskutonte me sekretarin e parë telegramet e rëndësishme, që sapo kishin mbërritur nga Londra.
Po atë mbrëmje, "Ciceroni" vuri re se sekretari i parë mori nga ambasada dokumentet e sapombërritura, për të punuar në shtëpi. Mirëpo, në mbrëmje kishte lënë një takim, kështu që me ndihmën e një fotoaparati të vogël të marrë borxh tek një i njohur - i fotografoi ato. Te dokumenti i parë jepeshin shifra të hollësishme për dërgesat e materialeve nga Shtetet e Bashkuara për në Rusi, gjatë dy vjetëve të para pas realizimit të marrëveshjes "lend-liz" (marrëveshje sipas së cilës ShBA-ja do të furnizonte vendet e koalicionit antifashist me armë).
Shefi i policisë sekrete gjermane: Ernst Kaltenbrunner
Dokumenti i dytë ishte protokolli i takimit të parë - të Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate - në Moskë.
"Ciceroni" mendoi të bëjë hapin e dytë. Ai konstatoi se ndonëse dokumentet sekrete ruhen të sigurta në zyrën e Ambasadës, telegramet, mesazhet dhe memorandumet më të rëndësishme ambasadori i merrte në dhomën e gjumit, në një çante të mbyllur të Ministrisë së Punëve të
Jashtme. Natën vonë, ose herët në mëngjes, i shtrirë në shtrat, ambasadori i shfletonte ato.
Këmbimi i parë
Ajo që i duhej "Ciceronit" ishte çelësi i çantës. Ambasadori e dinte rëndësinë e këtyre çelësave, andaj zakonisht i mbante në xhepin e dollomasë. Por, një mëngjes, rastësisht i la mbi tavolinën e vogël, pranë krevatit. "Ciceroni", me ndihmën e dyllit, bëri një kopje të çelësave para se ambasadori të
kthehej për t'i marrë.
Pas disa orëve "Ciceroni" kishte siguruar dublikatat e çelësave dhe, që nga ky moment, ai filloi të punojë sistematikisht kundër anglezëve. Pothuajse çdo mbrëmje zgjidhte dokumente me shënimin "sekret", i fotografonte dhe i kthente në vend, pa ngjallur as dyshimin më të vogël lidhur me atë që po ndodhte.
Nga fundi i tetorit, "Ciceroni" kishte grumbulluar më shumë se pesëdhjetë fotografi telegramesh, memorandumesh dhe mesazhesh sekrete, që u përkisnin aspekteve të ndryshme të luftës.
Më 26 tetor, ai hyri në kontakt me gjermanët. A mbeti i shtangur atasheu i policisë së fshehtë nga ky informacion - siç do të theksonte ai më vonë - kjo nuk dihet, por nuk ka asnjë dyshim se atë e habiti pa masë shuma e kërkuar nga Ciceroni": 20 funte funte në dorë.
Moyzisch deshi të kundërshtojë, por aty për aty "Ciceroni" e ndërpreu muhabetin dhe tregoi me gisht nga Ambasada sovjetike, që ndodhej aty afër (rusët do të t'i paguanin atij çdo lloj çmimi, për të
pasur dokumentet që kishte ai).
"Ciceronit" iu bë e qartë nga Moyzisch se paratë mund t'i paguhen me urdhër të Berlinit.
Takimi i dytë u caktua pas tri ditësh, tek vendroja e Ambasadës gjermane. Franz Von Papen (ambasadori gjerman në Ankara) mori vesh për propozimin e "Ciceronit", andaj i nisi një mesazh ministrit të Punëve të Jashtme, Von Ribbentrop, duke e njoftuar se shërbyesi i ambasadorit britanik ka ofruar dokumente sekrete angleze.
"Në të ardhmen, për çdo film, duhet të paguajmë 15 mijë funte", tha ai.
Ribbentropit iu deshën tri ditë për të dhënë përgjigje. Pastaj, Papen mori udhëzimin që të pranonte, "pasi të merrte të gjitha masat paraprake". Në mesazh thuhej se pas disa orësh do të mbërrinte korrieri me 20 mijë funte.
Të nesërmen në mbrëmje, "Ciceroni" rrëshqiti brenda kopshtit të Ambasadës gjermane. Moyzisch po e priste. "Ciceroni" i dorëzoi atij dy mikrofilma dhe i kërkoi paratë. Moyzisch i numëroi bankënotat në sytë e tij, e më pas i tha se nuk mund t'ia jepte pa bërë zhvillimin.
"Ciceroni" e pranoi kushtin.
"E pabesueshme"
Në bodrumin e errët të Ambasadës tashmë po e priste fotografi. Pas pak Moyzisch mori fotot e dokumenteve britanike. Ato ishin origjinale dhe të hartuara sipas stilit karakteristik të shërbimit diplomatik britanik: "Nga sekretari i shtetit E.P. ambasadorit në Angorë" (askush pos anglezeve nuk e përdorte emërtimin e vjetër anglez të Ankarasë).
Moyzisch u ngjit lart dhe në heshtje i zgjati "Ciceronit" 20 000 funtet. I mori ato dhe duke dalë nga ambasada gjermane, pëshpëriti: "Nesër, po në këtë orë". Në mëngjes Moyzisch mbante në duar dokumente sekrete ku asnjë prej tyre nuk i kalonte javët. Pjesën me sensacionale e përbënin telegramet që shkëmbenin Londra, Washingtoni dhe Moska, lidhur me çështjen e marrëdhënieve midis aleateve.
Ministri që ia dha të "mbra pshtën" Gjermanisë: Joachim Von Ribbentrop
Telegrami më i papritur për diplomatët gjermanë ishte ai që zbulonte shkallën e depërtimit të aviacionit të Madhërisë (Britanisë), në territorin e Turqisë (zyrtarisht e njohur si shtet neutral). Gjer në atë moment, gjermanët pothuajse nuk dinin gjë rreth këtij problemi.
Kur Papen i lexonte dokumentet, mërmëriste: "Kjo është pabesueshme".
Po atë ditë, në orën dhjetë të mbrëmjes, "Ciceroni" u fut në kopshtin e Ambasadës gjermane. Moyzisch pranoi se nuk i mjaftonin të hollat për të paguar filmat e ri, pasi Berlini nuk ka dërguar asgjë. Mirëpo, "Ciceronit" nuk iu duk kjo si problem, pasi fjala gjermane për të ishte e besueshme. Kësaj radhe përmbajtja e dokumenteve ishte akoma më sensacionale. Në një nga telegramet flitej për vështirësitë lidhur me rusët, të cilat kryeministri britanik, Winston Churchill, i kishte deklaruar në një mbledhje të mbyllur të Parlamentit.
Sapo dokumentet e dorëzuara nga "Ciceroni" u zhvilluan në laborator të koduara, ato u transmetuan në Berlin, ndërsa fotografitë u nisën me bagazhin e zakonshëm diplomatik. Kur mbërritën në Berlin, Papen dhe Moyzisch u "bombarduan" me pyetje. Organizma të tërë, që nga Ministria e Punëve të Jashtme e gjer tek zyra e shefit të sigurimit të Rajhut, kërkonin sqarime: "Si kishte arritur 'Ciceroni' t'i fotografonte këto dokumente? Si i merrte ato? A kishte ndonjë ndihmës"?
Hetimet në Berlin
Pyetja më e shpeshtë ishte kjo: "Duam informacion të saktë kush është 'Ciceroni'..."?
Në Berlin Ribbentrop krijoi bindjen se e tërë kjo histori s'ishte gjë tjetër veçse një kurth anglez. Prandaj, refuzonte të besonte në autenticitetin e dokumenteve dhe nuk pranoi t'i shfrytëzonte në punën e tij.
Me në fund, Moyzisch mori urdhër të nisej me avion drejt Berlinit e të raportonte për çështjen. Fluturimi u krye me një ndalesë në Sofje të Bullgarisë, ku Kaltenbrunner kishte dërguar një avion personal.
Kaltenbrunner u grind me Ribbentropin lidhur me origjinalitetin e dokumenteve. Prandaj, sapo Moyzisch arriti në Berlin, e dërguan në zyrën e tij, ku e priste grupi i specialisteve të Gestapos, që merrej me studimin e dokumenteve britanike. Ata e pyetën mos "Ciceroni" ishte agjent i dyfishtë i anglezëve. Moyzisch u përgjigj se dokumentet kishin të gjitha cilësitë që vërtetonin autenticitetin e tyre.
Kaltenbrunner pranoi hapur se për shkak të kundërshtimit të Ribbentropit, shfrytëzimi i informacionit të "Ciceronit" ishte i pamundur. Ministri i Punëve të Jashtme, Ribbentrop, madje kishte arritur ta bindte Hitlerin që mos t'i besonte atij. Sidoqoftë, një rezultat i rëndësishëm u arrit. Stacionet e radio-përgjimit i regjistruan në shirita filmi të gjitha transmetimet e Ministrisë Britanike të Punëve të Jashtme, ndonëse nuk mundnin t'i deshifronin për t'i lexuar. Telegramet e siguruara nga "Ciceroni" tregonin kohën e transmetimeve, datën si dhe shënimet zyrtare. Gjermanët i ballafaqojnë mesazhet e regjistruara me tekstet e telegrameve dhe, si rezultat i kësaj, deshifrojnë disa nga shifrat kryesore britanike.
Moyzisch u paraqit edhe para ministrit nazist të Punëve të Jashtme. Që në fillim ai kishte mendim të ndryshëm me Ribbentropin, prandaj vizitën tek ai e priste ftohtë. Qëndrimi i ministrit të Jashtëm shprehej me këtë frazë: "Kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë"!
Ai urdhëroi Moyzischin të qëndronte në Berlin. Aty qëndroi dy javë, gjersa me 22 nëntor 1943, iu ndalua kthimi në Ankara.
Konferenca e Teheranit
Po atë ditë, presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt, arriti në Kajro për t'u takuar me Churchillin dhe gjeneralin kinez Chiang KaiShek. Dy javë pas këtij takimi u mbajt Konferenca e Teheranit, ku morën pjesë Roosevelt, Churchill dhe lideri sovjetik, Stalin.
Sapo Moyzisch mbërriti në Ankara, sekretari i raportoi se një i panjohur kërkonte urgjentisht të takohej me të. Pas pak u dëgjua thirrja telefonike e "Ciceronit"...
Para largimit të tij në Berlin, Moyzisch i kishte dhënë atij 15 mijë funte për mikrofilmat e dorëzuar.
Takimi sekret i Kajros, i zbuluar ng a "Ciceroni": Roosevelt, Inonu dhe Churchull
Ne Berlin, Kaltenbrunner dha fjalën se 200 mijë funte do t'i dërgohen në Ankara, prandaj mund të vazhdonte ta paguante "Ciceronin". Kështu, "Ciceroni" përgatiti edhe një film tjetër dhe e pyeti Moyzischin nëse ai mund t'i bënte një nder: nga 15 mijë funtet e premtuara për mikrofilmin, pesëmijë t'ia jepnin në dollarë amerikanë. Moyzisch e përmbushi këtë kërkesë.
Të nesërmen, mijë funte - nga 200 mijë të dërguara nga Kaltenbrunneri - i ktheu në dollarë, për t'ia dhënë në mbrëmje "Ciceronit". Mirëpo, pas disa kohësh, drejtori i bankës - ku kryente veprimet e veta personeli i Ambasadës gjermane në Ankara - i shqetësuar telefonoi dhe deklaroi se paratë e konvertuara në dollarë banka ia kishte shitur një zvicerani. Pas pak, të hollat u gjendën në Londër, ku banka e Anglisë thotë se ishin false.
Moyzisch telegrafoi në Berlin, prej nga mori këtë përgjigje: bankënotat janë të vërteta!
Moyzisch sugjerohej t'i kompensojë në bankën turke, duke marrë shumën e duhur nga fondet e tjera
të Ambasadës.
"Ciceroni", si dhe më parë, nuk dyshonte për asgjë.
Gjer në fillim të dhjetorit, "Ciceroni" takohej pothuajse çdo mbrëmje me Moyzischin. I ulur në ulësen e pasme të veturës "Opel admiral", "Ciceroni" dorëzonte rulon me mikrofilma. Ndonëse thoshte se
nuk e njihte fare anglishten, "Ciceroni" e kishte bindur Moyzischin se të gjitha dokumentet ishin të një rëndësie të shkallës së parë. Dhe, të tilla ishin.
Momenti më i rrezikshëm
Moyzisch tashmë i përpunonte vetë mikrofilmat dhe - kur pas mesnatës i zhvilloi në dhomën e errësuar të ambasadës - në duart e tij rezultuan materialet e plota të protokollit të mbajtur në konferencat e Kajros dhe të Teheranit. Kur pas disa orësh ai dhe Papen studiuan dokumentet, u shtangën: materialet e dorëzuara prej "Ciceronit" kuptuan që vendimet e Konferencës së Teheranit do të thoshin dënim me vdekje për Gjermaninë naziste.
Të nesërmen, më 6 dhjetor, "Ciceroni" solli rulon e re me mikrofilma, që tronditën akoma më shumë gjermanët. Në dokumentet rezultonte se tri ditë më parë, në fshehtësi të plotë nga Ambasada gjermane në Ankara, presidenti i Turqisë (Ismet Inonu) dhe ministri i tij i Punëve të Jashtme (Numan Menemencioglu), ishin takuar në Kajro me presidentin Roosevelt dhe kryeministrin Churchill (aty liderët perëndimorë nuk kishin arritur t'i bindnin turqit për të hyrë në luftë). Hollësitë nga konferencat e Kajros, të Teheranit, si dhe e vizitës së liderëve turq në Kajro, u nisën për në Berlin. Mirëpo, si dhe më parë, Ribbentrop ishte i bindur se ky ishte një mashtrim britanik.
Pas disa mbrëmjesh, Moyzisch e takoi "Ciceronin" në vendin e caktuar. Ata po ecnin nëpër qytet, kur për një çast gjermani në timon vëren një dritë të fuqishme, që vinte nga pasqyra anësore. Ai mundi të dallojë se po i ndiqte një makinë e gjatë dhe e zezë amerikane.
Moyzisch ngadalëson veturën, po kështu edhe ndjekësit. Ata shpejtuan, amerikanët gjithashtu. Moyzisch u përpoq me të shpejtë të merrte kthesë në një rrugicë, por shoferi amerikan - mjeshtër në profesionin e vet - iu ngjit prapë. Pas xhamit të prapmë, "Ciceroni" dalloi fytyrën e dobët e të zgjatur të shoferit, prandaj nxori nga xhepi armën dhe u shtri në dyshemenë e veturës, për të mos e njohur askush. Më në fund, Moyzisch mundi t'u shmanget ndjekësve, mirëpo si ai, ashtu edhe "Ciceroni", u tronditën nga ngjarja.
Kush ishte përpjekur t'i ndiqte?
Para këtij rasti, Shërbimi i Sigurimit Britanik kishte informata për rrjedhjen e informacionit nga ambasada në Ankara. Kolegët amerikanë të Degës së Shërbimeve Strategjike kishin spiunin e tyre në Berlin dhe thashethemet rreth asaj që po ndodhte ka të ngjarë të kenë arritur gjer në zyrën e ambasadorit Allen Dallas në Bernë. Prandaj, ka arsye të besohet se një agjent amerikan i kishte ndjekur, sidomos kur dihet se ata interesoheshin për "Ciceronin" dhe personin që fshihej pas tij.
Gabimi gjerman
Zbulimi i sekreteve të konferencave që habitën diplomatët gjermanë në Ankara, nuk beri përshtypje te Ribbentropi. Gjermanët krijuan bindjen se "Ciceroni" kishte një ndihmës. Thjesht, asnjë specialist normal nuk do të kishte besuar se pjesën më të madhe të fotografive të tij ai e siguronte duke mbërthyer dokumentin në xhamin e dritares dhe duke e fotografuar me fotoaparatin e vogël. Prandaj, në Ankara u dërgua një gjerman, i cili fshehur pas perdes - dëgjonte sesi Moyzisch e hetonte "Ciceronin" me pyetjet e formuluara nga specialistët në Berlin. Në fund, eksperti qe i detyruar të pranonte se fotografimet i bënte "Ciceroni", ashtu siç kishte pohuar.
Pak kohë para krishtlindjeve të vitit 1943, "Ciceroni" përsëri solli një rulo me mikrofilma dokumentesh, që i përkisnin depërtimit britanik në Turqinë neutrale. Nga këto dokumente bëhej e qarte se - duke parë që situata e luftës për Gjermaninë po përkeqësohej Turqia kishte filluar t'i bënte lëshime presionit aleat dhe se një numër i konsiderueshëm marinsash, ushtarësh dhe oficerësh të tyre, tashmë ndodheshin në Turqi, të maskuar si nëpunës civilë.
Papen u alarmua. Ai ishte përpjekur shumë për të ruajtur neutralitetin e Turqisë, prandaj mori vendimin të vepronte menjëherë, madje pa u konsultuar me Ribbentropin. Ambasadori gjerman kërkoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Menemencioglu. Nisur nga burimi i informacionit, ai shprehu protestën lidhur me shkeljen e neutralitetit nga ana e Turqisë. Si përgjigje, Papen dëgjoi fjalë bindëse se dyshimet e tij ishin të zmadhuara. Por, sapo u largua, Menemencioglu thirri ambasadorin britanik dhe i tregoi atij për bisedën që pati.
Tashmë u alarmua edhe Knatchbull-Huggessen. Ai i dërgoi një telegram urgjent Ministrisë së Punëve të Jashtme në Londër, ku thuhej: "Von Papen di me tepër seç duhet".
Pas njëzetekatër orësh "Ciceroni" u dorëzoi gjermanëve fotokopjen e këtij mesazhi. Sot mund të pohohet se veprimet e Papenit ishin të pamenduara, pasi për herë të parë i detyroi anglezët të dyshonin se në Turqi kishte rrjedhje serioze të informacionit. Kështu, të gjitha mjetet e sigurimit të ambasadës iu nënshtruan një kontrolli të hollësishëm: u kontrolluan të gjitha drita dhe bravat; pajisje speciale u vendosën nëpër kasaforta, por apartamenti i shërbyesit, ku ishin 100 mijë funte, nuk u kontrollua. Thjeshtë, askujt nuk i shkonte ndërmend se çdo mbrëmje, dokumentet sekrete liheshin të pasiguruara në tavolinën e vogël, pranë krevatit të ambasadorit, mu në kohën kur shërbyesi hekuroste pantallonat e ambasadorit.
"Overlord" - Dita D
Nga fundi i vitit 1943, "Ciceroni" fotografoi plane luftarake, të miratuara një muaj me parë nga shtabet britanike, amerikane dhe ruse. Ato përfshinin edhe programin e bombardimeve masive të objektivave të pushtuara nga gjermanët në Ballkan. Sulmi i aviacionit aleat ishte caktuar më 14 janar të vitit 1944, në Sofje.
Pjesë ng a "Operacioni Overlord" i njohur më vonë si D-Day: Pamje ng a zbarkimi në Normandi
Në Berlin arritën në përfundimin se dokumentet e "Ciceronit" do të konsideroheshin të besueshme, nëse sulmi do të kryhej me të vërtetë. Prandaj, nuk iu bë asnjë paralajmërim bullgarëve dhe, si rezultat i bombardimit, katërmijë njerëz - kryesisht gra e fëmijë - mbetën të vrarë. Disa ditë para bombardimit, Moyzischit i erdhi nga Sofja një ndihmëse e re, një bionde mahnitëse, njëzetedyvjeçare, vajza e një diplomati gjerman (sipas fjalëve të "Ciceronit", ajo quhej Komelia Knopf). Pjesën me të madhe të jetës ajo e kishte kaluar në Shtetet e Bashkuara, andaj si përkthyese nga anglishtja ishte caktuar në stafin e Moyzischit.
Gjatë javëve të para të vitit 1944, Moyzisch filloi të dallojë në dokumentet britanike emërtimin e koduar si "Overlord". Të gjitha përfaqësive gjermane dhe të gjithë agjentëve iu shpërnda mesazhi me kërkesën që menjëherë ta dekodonin. Duke studiuar një mikrofilm të siguruar nga "Ciceroni", Moyzisch vuri re se në fund të majit duhet të përfundonin bisedimet e panjohura midis Turqisë dhe shteteve Perëndimore. Kjo ngjalli kureshtjen e tij. Ai kontrolloi protokollin e Konferencës së Teheranit dhe arriti në përfundimin se "Operacioni Overlord" donte të thoshte hapja e Frontit të Dytë në Evropë.
Moyzisch njoftoi me dëshmi Berlinin rreth hamendësimeve të veta, por Ribbentrop nuk u kushtoi asnjë vëmendje. "E mundshme, por pak e besueshme", ishte përgjigja që ai dërgoi në Ankara. Saktësia e konkluzioneve të bëra nga Moyzisch, u vërtetua më 6 qershor, kur trupat britanike, kanadeze dhe amerikane, nën komandën e gjeneralit Dwight D. Eisenhower, u dyndën në brigjet e Normandisë.
Gjatë javëve të para të vitit 1944, sjellja e përkthyeses së re po bëhej gjithnjë e më e pakënaqshme. Vajza ishte histerike dhe dembele. Sapo vinte në kulmin e qejfit, pas një minute fillonte të qante. Nganjëherë tregohej mjaft inteligjente dhe e mprehtë, ndërsa të nesërmen mund të bënte një mori gabimesh (dhe atë duke përkthyer gazetat). Moyzisch mendonte se si të çlirohej prej saj, por Papen, që ia njihte të atin, nuk deshi të ndërmerrte ndonjë veprim.
Dekonspirimi
Vajzës nuk i lejohej të kishte kontakte me dokument sekrete, por ajo kishte dijeni për "Ciceronin", emrin e të cilit e kishte dëgjuar. "Cili është ky 'Ciceroni'...?", pyeste ajo.
Pas disa ditësh, rastisi që Moyzisch ta shoqëronte vajzën në qendër të Ankarasë. Pasi u futen në një dyqan, takoi "Ciceronin", i cili blinte veshje të brendshme për dashnoren e tij. "Ciceroni" dhe Moyzischi as me fjalë e as me shikim nuk dhanë të kuptohej se njiheshin. Kur biondina e bukur u ndodh në një pozite të vështirë, iu afrua "Ciceroni", me kurtuazi, dhe i ofroi ndihmën si përkthyes nga turqishtja. Pas disa minutave, ai i shërbeu si "kreator mode", për të vlerësuar copat zgjedhura dhe për të parë nëse i shkojnë asaj. Ata u ndanë duke shkëmbyer komplimentet e rastit, në të cilat tepër i shqetësuar - mori pjesë edhe Moyzisch.
"5 fingers": Posteri i një prej filmave më të shikuar të vitit 1952, që rrëfente për historinë e "Ciceros"
Pas pak ditësh, "Ciceroni" përjetoi një shok. Ne sallën e pritjeve të hotelit "Ankara Palace", ai e pa përsëri bionden, të shoqëruar nga një amerikan shtatlartë. "Ciceroni" e vështroi në fytyrë: ai ishte shofer i makinës që e kishte ndjekur nëpër tërë Ankaranë.
Në gjysmën e dytë të marsit, sjellja histerike dhe gabimet vazhdueshme në punë e mbushenkupën e durimit për nëpunësit e Ambasadës. Ambasadori Papen ishkroi babait të vajzës (ambasador në Budapest), që ta merrte në shtëpi, meqë po bëhej gjithnjë e më nervoze. Në fillim të prillit, ajo vetë kërkoi të kalonte Pashkët me familjen e saj në Budapest. Moyzisch u shtir sikur pa dëshirën e tij po e jepte miratimin. Ai tha se do ta shoqëronte deri te stacioni i trenit, por kur treni u nis, biondja nuk ndodhej në të. Menjëherë u vunë në dijeni autoritetet turke, ama nuk e gjetën dot. Për këtë zhdukje u njoftua edhe Berlini.
Gjatë ditëve në vazhdim, Moyzisch torturohej nga telefonatat misterioze të zbulimeve aleate. Papritur, ai mori një letër me vulën postare të Ankarasë. Në zarf ndodhej një pusullë, ku gjermanisht shkruante: "Në Ambasadën britanike dinë gjithçka për 'Ciceronin'...". Ikja nga Ankaraja... Biondja ishte agjente sekrete amerikane. Në fillim të luftës ajo ishte kthyer në Gjermani, mirëpo simpatizonte Amerikën. Dhe, kur Moyzisch kërkoi një ndihmëse, me dredhi u përpoq ta zinte atë vend.
Shumë vjet më vonë, në Kaliforni ku jetonte me të shoqin amerikan ajo do të thotë: "Nuk kisha dyshim se 'Ciceroni' punonte në ambasadën britanike. Në fakt, unë kisha biseduar disa herë me të në telefon".
Gjate tërë kohës në Ankara, ajo i ka furnizuar amerikanët me informata. Mirëpo, presioni i saj nervor, lidhur me veprimtarinë e saj si spiune, ishte aq i madh saqë u detyrua të merrte narkotikë (fakt i cili mund të shpjegonte sjelljen e saj të çuditshme).
Pas largimit nga Ankara, u nis me avion për në Kajro, ku u tregoi njerëzve të Shërbimit të Fshehtë Britanik për ekzistencën e "Ciceronit" brenda objektit të ambasadës. "Për anglezët kjo ishte një goditje e tmerrshme", do të thotë më vonë.
Ky ishte fundi i "Ciceronit", i mjeshtrit të madh të spiunazhit. Moyzisch e paralajmëroi "Ciceronin" se biondja e kishte dekonspiruar pseudonimin e tij, ndonëse nuk kishte dokumente komprometues për të. Zhdukja e saj donte të thoshte se ishte më se e arsyeshme që ai ta braktiste Ankaranë.
Partnerët e një veprimtarie nga më sensacionalet i shtrënguan duart njeri-tjetrit.
Operacioni Bernhard ishte plani sekret gjerman për ta desta bilizuar ekonominë angleze duke falsifikuar valutën e saj: Funtet false me të cila t është paguar "Ciceroni"
"Ciceroni" u zhduk... Moyzisch fshehurazi u njoftua se po e ndiqte Gestapoja. Atëherë ai filloi ta shtyjë nisjen për në Berlin, gjersa Turqia hyri në luftë në krahun e aleatëve. Pas kësaj ngjarjeje Moyzisch u internua, ndërsa pas luftës u kthye në vendlindje, në Austri.
"Ciceroni" me të hollat e fituara nga spiunazhi, kishte plane të mëdha për ndërtimin e një hoteli luksoz, në një nga vendet më turistike Turqisë. Kur projekti i tij filloi të konkretizohej, mori vesh se pjesa më e madhe e parave qenë false (Moyzisch ka pohuar se "Ciceroni" kishte marrë nga gjermanët mbi 300 mijë funte, 40 mijë nga të cilat ishin para të vërteta dhe bizhuteri). Ai falimentoi, prandaj një kohë të gjatë jetoi në rrugicat e Stambollit.
Më vonë paditi Qeverinë gjermane, nga e cila arrin të siguroj një kompensim shumë të vogël. Vdes në vitin 1970, në Munih të Gjermanisë (ku punonte si roje nate).