Saturday, February 21, 2015

Familja e 17-vjeçarit që donte t’i bashkohej ISIS-it: Dikush e ka mashtruar!

Familja e 17-vjeçarit që donte t’i bashkohej ISIS-it: Dikush e ka mashtruar!

Lirim Robellit nga fshati Vërbicë e Gjilanit, iu kishte mbushur mendja që të shkonte në Siri me pasaportë false. Por, Policiae arrestoi mbrëmë atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ai tash po mbahet në paraburgim.

Babai i tij tha se s’e kishte menduar asnjëherë se i biri do të bënte një gjë të tillë.
“Unë i kam kajtë prindërit e atyne që shkonin për të luftua atje”, tha ai për RTK.
Edhe nëna e tij, Azemine Robelli, ka thënë se dikush e ka mashtruar, sepse djali i tyre është i ri.
“E kanë mashtruar, i ri. As pasaportë s’ka pas. Edhe Policia i ka pasë fajet”, ka thënë ajo.
Sipas saj, kohët e fundit ajo ka vërejtur një ndryshim tek i biri.
“E kam pa që diçka ka, se ishte agresiv, por s’e kam ditë që e ka menjen me shku atje. Dikush e ka manipulua”, thotë nëna e tij.
Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 300 shtetas të Kosovës kanë shkuar në vendet e lindjes së mesme për të luftuar.
 

No comments:

Post a Comment