Saturday, February 21, 2015

Gazetaren e merr dallga gjatë transmetimit direkt në TV (Video)

Gazetaren e merr dallga gjatë transmetimit direkt në TV (Video)

Për të shfaqur tek shikuesit një pamje më të intriguese gjatë transmetimit direkt të lajmeve për motin, gazetarja e televizionit francez BFMTV, Fanny Agostini, kishte shkuar afër detit të trazuar.

Mirëpo, Fanny nuk e diti se ajo dhe operatori do të përfshihen nga valët e detit në Saint-Malo, transmeton Telegrafi.
Shikuesit e BFMTV panë drejtpërdrejtë momentin, kur një valë gjigante ra mbi reporteren dhe e rrëzoi në tokë. Për fat të mirë, ajo ngrihet shpejtë në këmbë dhe merr vetën nga ngjarja që shumë njerëz i bëri të qeshin.
Mbase ky është raportimi më “mbresëlënës” në karrierën e saj, sepse e bëri me “famë” botërore, apo jo?
Për më shumë, shikojini videot nga ky moment. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment