Mjafton t’ia përmendim ose t’ia shkruajmë vetëm emrin dhe pastaj dihet se është fjala për femrën, e cila shpejt u bë e famshme, e përfolur nëpër të gjitha mediat shqiptare, e kërkuar, e pëlqyer nga të gjithë pleq, gra e fëmijë, të cilët me kureshtje presin të dëgjojnë diçka të re, të lexojnë lajme për të dhe të shohin foto të saj të shpërndara gjithandej.
E kjo është, kush tjetër, veç femra tashmë me emrin – Kallashi.
Femra, e cila sikur që e tha për Kosovaren pak ditë më parë – s’di të japë xhevap ftesave prej kahmosi. E ftojnë nga të gjitha qendrat e Kosovës, të Maqedonisë, të Luginës së Preshevës e në diasporë.
Sot, Kallashi ka ftesa edhe nga pub-et e shumë qendrave të vogla të vendit. Mbrëmë ajo ishte në Isniq, vendin e njohur të trimave shqiptarë, emrave që u shënuan në histori, derdhën gjakun për lirinë kombëtare, për lirinë e Kosovës.
E kishin ftuar në hapjen solemne të klubit shumë atraktiv me emrin “Ferrari”, tek në këtë natë dukej i vogël për të gjithë ata të interesuarit që kishin ardhur për ta parë Kallashin.
Shumë veta, të cilët kishin ardhur edhe nga fshatrat përreth mbetën jashtë klubit, po të cilët dukeshin sikur të kënaqur vetëm që e kishin parë femrën, e cila kudo po pritet sikur yll i njohur i Holivudit.
Kallashi, kësaj radhe nga Isniq, klubi “Ferrari”, na dërgoi foto ekskluzive për Kosovaren, tek ajo shihet se me lojën, vallëzimin e vet brilant e shumë të veçantë bëri që aty të kallej atmosfera dhe të mbetet një natë e paharruar me Kallashin. /Kosovarja/
No comments:
Post a Comment