Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një reagimi, ka thënë se liderët janë treguar shkurtpamës e për këtë po krijohet Gjykata Speciale.
Ja reagimi i plotë i z. Pacolli.
Kam qenë ndër të parët që i jam kundërvënë raportit të Dik Martit. Kam luftuar kundër këtij raporti në Zvicër dhe kudo, por s’më kanë dëgjuar dhe as që kanë pranuar këshillat e mia këtu në Kosovë.
I kam kërkuar publikisht Kryeministrit të asaj kohe në Shqipëri, z. Sali Berisha të bashkërendohemi për të ndaluar miratimin e rezolutës që më pas rezultoi në krijimin e të ashtuquajturit Tribunal special në Kosovë. Poashtu i kam kerkuar Qeverisë së atëhershme dhe Kryeministrit Hashim Thaçi një autorizim që më mundësonte kallëzimin penal kundër Carla del Pontës dhe Dick Martit në Lugano (ajo dhe ai aty jetojnë), për akuzat e pa baza ndaj UÇK.
Atëherë isha në pozitën e akuzuesit, ndërsa dëshmitë është dashur të prodhohen nga ata që nuk i kishin, para Gjykatës në Lugano.
Pamundësia e prezantimit të dëshmive nga ana e tyre, asokohe, më garantonte fitore të pakontestueshme. Procesi që do të hapej në Lugano do të parandalonte hapje tjetër të këtij rasti kudo në botë e eventualishtë edhe Gjykatën spaciale për të cilën tani bëhet fjalë. Këte u them me siguri të plotë.
Kjo mungesë e bashkëpunimit tregon qartë shkurtpamësinë e udhëheqësve tanë politik, mungesën e vizionit dhe seriozitetin e tyre. Fatkeqësisht, këto po ndikojnë në mos udhëheqjen e mirëfillt të vendit. Kështu ndodhi edhe pothuajse më të gjitha propzimet e mia edhe
në lëmit tjera. Po më vjen shumë keq!
E vërteta ndërkohë nuk është bardhë e zi. Ka shumë ngjyra, nuk di si do të ia dalin tani!
No comments:
Post a Comment