Friday, February 20, 2015

Policia malazeze ka arrestuar një serb për krime lufte në Kosovë

Policia malazeze ka arrestuar një serb për krime lufte në Kosovë


Policia malazeze sot ka arrestuar një serb si i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Arrestimi i tij, sipas Policisë malazeze, është bërë në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar.
Siç njoftohet nëpërmes një komunikatë të Policisë, personi i arrestuar është M.G , 67 vjeçar, i lindur në Gjakovë.
Urdhër-arresti për të dyshuarin është bërë me dyshimet se ka kryer krime lufte ndaj civilëve shqiptarë.
M.G, dyshohet se në vitin 1999 ka ndihmuar në sulmet ndaj civilëve në fshatin Rekë e Keqe.
Ai ka dalë para gjykatës në Podgoricë ku i është caktuar masa e paraburgimit.

No comments:

Post a Comment